Kulturë

11 masat e ndërmarra nga Qeveria për mbrojtje nga koronavirusi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën mbrëma, ka miratuar masat e propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për mbrojtje nga kronavirusi. Një prej masave kryesore është ndërprerja e procesit mësimor deri më 27 mars.

  • Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020. Me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna. Kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë;
  • Pezullimi i përkohshëm i linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm deri në një vendim tjetër;
    Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF-ve në të gjitha hyrje-daljet e Kosovës me mbështetjen e Policisë së Kosovës të të gjithë qytetarëve që vijnë nga zonat epidemike, për detektimin e rasteve me COVID-19 dhe ndërmarrjen e masave parandaluese;
  • Vetëkarantinim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Republikën e Kosovës nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm, në përputhje me udhëzimet e OBSH-së (moszbatimi i dënueshëm sipas Ligjit për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse). Në rast se personat e caktuar nuk mund të vetëkarantinohen rekomandohen të vendosen në karantinat e përbashkëta të caktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës;
  • Aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura, pa praninë e publikut si: ngjarje sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër;
  • Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00;
  • Të ndalohet eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me vendim të Qeverisë;
  • Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike;
  • Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese;
  • Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar me autobus, minibus dhe të ngjashme, drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas;
  • Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Pranvera në Prizren do të shoqërohet edhe me tingujt e sezonit pranveror të “Lumbardhi N’Behar”. Do të fillojë më 7 prill dhe do të përfundojë në fund të pranverës, në mbrëmjen e 21 qershorit. Programi mëton t’i sjellë dinamizëm qytetit dhe njëherësh paralajmëron një institucion në rritje që prezantohet me…
    Tags: të, në, dhe, nga
  • 100
    Realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, me një përzgjedhje prej njëmbëdhjetë filmave të shkurtër e të gjatë nga regjisori serb Želimir Žilnik (Zhelimir Zhilnik), programi i filmit do të shfaqet nga data 3-27 korrik, çdo të mërkurë dhe të shtunë te Lumbardhi, bën të ditur fodnacioni “Lumbardhi” nga Prizreni. Përzgjedhja…
    Tags: të, dhe, në, nga
  • 100
    Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me ekipin italian të arkeologëve nga universiteti i Maçeratës kanë nxjerrë në dritë detaje të reja të rëndësishme pas gërmimeve disa javëshe në kalanë e Paleokastrës. Objekti i njohur nga arkeologët që prej fillim shekullit të kaluar i përmendur nga studiuesi anglez Hamond dhe i…
    Tags: të, në, dhe, nga
  • 97
    Nesër (e martë) nga ora 18:00 në Sallën e Filharmonisë së Kosovës, katër pianistë të rinj të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, do të japin Koncert Pianistik, nën drejtimin e profesoreshës Aida Gjikolli. Nxënëset Klesta Fetoshi, Alisa Qirezi, Art Beka dhe Elisa Gashi do të paraqiten me vepra…
    Tags: të, nga, dhe, në
  • 96
    Nga data 15 deri më 17 shtator 2018, në Rahovec mbahet edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi të kësaj komune. Edhe në këtë edicion do të sillen emrat e shquar të letërsisë botërore, nga Japonia e deri në SHBA, nga…
    Tags: të, në, nga, dhe
Comments