Kulturë

14 vjeçja nga Kosova që po bëhet e dashur në Holandë

Vlera Kida nga Kosova, është pjesë e The Voice Kids të Holandës.

Vlera është 14 vjeçe dhe ka lindur në Holandë. Prindërit e saj kanë lindur në Kosovë dhe nuk kanë pasur gjithnjë lehtësi në jetë, shkruajnë mediat holandeze, transmeton Koha.net. Prindërit e Vlerës kishin ikur nga vendlindja për shkak të luftës që ka ndodhur në Kosovë në vitin 1998-99.

Vlera ka një shembull të mirë, sepse edhe Dua Lipa ka prindër kosovarë. Po ashtu, edhe Rita Ora ka lindur në Prishtinë, shkruan Sterren Op TV.

Vlera Kida është duke marrë pjesë në The Voice Kids. 14 vjeçja e di arsyen saktësisht se pse po merr pjesë në këtë program.

“Unë jam pjesëmarrëse e The Voice sepse çdo kush mendon që unë mund të këndoj shumë mirë dhe të gjithë më kanë sugjeruar që të hyjë në këtë program”, tha Vlera.

Ajo tani është duke ëndërruar për një jetë me plot famë.

“Me të vërtetë dëshiroj të bëhem e famshme. Mund të jesh një shembull për shumë njerëz. Mund të shprehësh ndjenjat nëpër kënga dhe ti transferosh ato përsëri, mendoj se kjo është një gjë shumë e mirë”, ka thënë Vlera, përcjell Koha.net.

Nëse Vlera do të bëhej e pasur dhe e famshme, ajo do të ndihmonte njerëzit e varfër. Edhe prindërit e saj ishin shumë të varfër.

Për herë të parë ajo është shfaqur në Blind Audition në The Voice Kids, ku ka treguar talentin e saj në këndim. Ajo ka zgjedhur këngën e Adeles – “Rolling in the Deep”, me të cilën ka bërë një performancë të jashtëzakonshme me zërin e saj shumë të bukur duke çuar në këmbë publikun si dhe jurinë e këtij programi.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
  • 92
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
  • 86
    Krishtlindja është si një festë e shenjtë fetare dhe një fenomen global kulturor dhe komercial. Për dy mijëvjeçarë, njerëzit në mbarë botën e kanë vëzhguar atë me tradita dhe praktika të cilat janë të natyrës fetare dhe sekulare. Të krishterët festojnë Ditën e Krishtlindjeve si përvjetorin e lindjes së Jezusit…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 82
    Kritika pozitive dhe krahasime me vepra të filmbërësve rusë Andrei Tarkovsky dhe Alexander Sokurov e kanë pasuar premierën botërore të filmit që në rolin kryesor ka aktoren kosovare Arta Dobroshi. “Stray” me regji të Dustin Feneleyt u dha premierë të shtunën, në “Multiplex Cinema October”, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar…
    Tags: të, në, ka, dhe, një
  • 82
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe
Comments