Kulturë

150 mijë euro për ndërtimin e Qendrës Kulturore në Junik

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Junikut Agron Kuqi, me të cilin biseduan për projekte të ndryshme në fushën e kulturës, të cilat mund të realizohen nga ana e MKRS-së në Komunën e Junikut.

Theks i veçantë iu kushtua e bashkëpunimit dhe implementimit të projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të kësaj komune, e veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së rinisë në këtë komunë.

Ministri Gashi , u zotua se do ta mbështes financiarisht më vlerë prej 150 mijë euro komunën e Junikut në ndërtimin e Qendrës Kulturore dhe Rinore në këtë komunë, e cila do shërbej për nxitjen e të rinjve të kësaj komune në aktivitete të shumta.

Gjithashtu MKRS do të mbetet e përkushtuar që të ndaj fonde edhe për restaurimin e disa prej kullave dhe mullinjve të këtij qytetit me qëllim të nxitjes së turizmit kulturor në këtë komunë.

Ndërkaq kryetari i Junikut e falënderoi ministrin për mbështetjen që i ka dhënë kësaj komune duke shpresuar në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me institucionet qendrore me qëllim të mbështetjes së rinisë, kulturës dhe trashëgimisë kulturore të pasur që ka komuna e Junikut.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ekspozita “Përtej Detyrës”, kushtuar diplomatëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore – Holokaustit – dhe janë njohur si “Fisnikë midis Kombeve” apo të “Të Drejtët midis Kombeve” do të hapet në Prishtinë, më 13-14 prill 2018 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Besarta Pasoma, bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e OJQ-së…
    Tags: të, në
  • 100
    Kori “Siparantum” i qytetit të Pejës do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të koreve botërore, që mbahet në Francë nga 9 deri m13 maj. Për herë të parë në një konkurrencë të madhe prej shumë shteteve të botës pranohet kori “Siparantum” nga qyteti i Pejës do të përfaqësojë vendin…
    Tags: të, në
  • 100
    Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka njoftuar sot se ka marr një vendim për të avancuar në zhvillimin e të rinjve, e në veçanti të gjinisë femërore, si në aspektin e karrierës së tyre profesionale po ashtu edhe në ofrimin e mundësive për hapjen e bizneseve të reja me theks…
    Tags: të, në
  • 100
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të udhëtojë sot në Slloveni, ku do të marr pjesë në sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA) – iniciativë rajonale që u themelua më 2014, si rezultat i bashkëpunimit 20-vjeçar që…
    Tags: të, në
  • 100
    Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, kanë miratuar propozimin e kryetarit Mytaher Haskuka për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave në pronësi komunale me qëllim të bartjes së një pjese të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qytetin e vjetër. Kësisoj me shumicë votash KK-ja e…
    Tags: të, në
Comments