LAJMET E FUNDIT

2 Korriku dhe 7 Shtatori pikënisje për pavarësinë e Kosovës

28 vite më parë delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 u lexua nga Muharrem Shabani delegat, jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Muharrem Shabani tha se me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike në kuadër të Jugosllavisë.

Kurse Ilaz Ramajli nënkryetar i atëhershëm i Kuvendit të Kosovës në një bisedë për Radio Kosovën thotë se deklarata Kushtetutese e 2 korrikut dhe Kushtetuta e 7 shtatorit, janë dy ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës:

“Në atë kohë kishte filluar shpërbërja e ish Jugosllavisë, dhe duke e ndjekur rrjedhën e ngjarjeve dhe interesin e qytetarëve shumicë të Kosovës atëherë, Kuvendi I Republikës së Kosovës e ka kryer detyrën e vet dhe delegatët me 2 korrik kanë nxjerrur deklaratën kushtetutese për Kosovën Republikë dhe me vonë me 7 shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai thotë se për të ardhur deri te kjo, është dashur një unifikim I përgjithshëm I popullatës dhe përfaqësuesve të atëhershëm shqiptar:

“ Pa unifikimin e plot të faktorit shqiptarë I cili u bë në atë kohë, vështirë se do të kishim një rrjedh të ngajrjeve ashtu siç ndodhi dhe siç përfundoi me largimin e pushtetit serb nga Kosova dhe shpalljen e pavarësisë së plot siç e kemi sot të Republikës së Kosovës..”

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë, po edhe të komuniteteve të tjera të Kuvendit të Kosovës. Deklarata e 2 Korrikut 1990, ishte hapi i parë formal drejt pavarësimit të Kosovës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Në Venedik të Italisë ka nisur punimet edicioni i 16-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës së Bienales së Venedikut ku edhe zyrtarisht Kosova ka hapur Pavijonin e saj “Qyteti është gjithandej” të kuratores Eliza Hoxha. Hapja e pavijonit të Kosovës është bërë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim…
    Tags: të, në, dhe, kosovës
  • 92
    Kuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për të pritur diasporën në një seancë pune. Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat…
    Tags: të, në, dhe
  • 92
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
  • 91
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 90
    Në MoMA – Muzeun e Artit Modern të New Yorkut, prej 15 korrik 2018 deri më 13 janar 2019 do të shfaqet ekspozita: Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980 (Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi, 1948 – 1980). Arkitektja kosovare Patrisa Pruthi, studente e dalluar e “The…
    Tags: të, në, dhe
Comments