Kulturë

30 vjet nga rënia e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ali Ajetit

Veprimtari i çështjes shqiptare, Ali Ajeti, ishte vrarë më 30 maj 1989 në luftë me forcat serbe në fshatin Shtedim të Podujevës.

Sot shënohet përvjetori i 30-të i vdekjes së Ajetit, i cili u lind në fshatin Laberion (ish Sfeçël) të komunës së Besianës. Ai qysh herët u nis rrugës së lirisë dhe ishte i dalluar në aktivitetet për çlirimin e vendit.

 

Ngjarjet historike dhe demonstratat e vitit 1981, Aliun do ta gjejë të angazhuar me gjithë qenien e tij me grupet e studentëve, në aktivitetet për të cilat ishte angazhuar që në fillim. Ali Ajeti ishte nga veprimtarët politik që i kishin dhënë emër kërkesave të shqiptarëve në Kosovë që nga pranvera e vitit 1981 e 1982 me demonstratat masive.

Ajeti pas vuajtjes së burgut politik 1984 – 1988, i përkiste tashmë një rrethi të veprimtarëve të vendosur, të gatshëm për të u sakrifikuar për lirin e Kosovës. Ai i takonte një grupi të organizuar dhe të armatosur të cilët organizonin demonstrata dhe sulme mbi okupuesit. Veprimtaria e këtij grupi i përkiste “Çështjes Kombëtare”.

Ky grup më vonë (dhjetor 1989) u quajt “Çeta e Llapit”. Para 27 vitesh dëshmori i kombit Ali Ajeti u bë theror lirie dhe i dha emrin ditës. Ali Ajeti ishte sinonim i trimërisë, i devotshmërisë për atdheun, i vetëmohimit, përkushtimit dhe sakrificës. Ai që nga rinia e hershme e tij ishte përcaktuar për luftë të pa kompromis kundër pushtuesit dhe nuk u ndal asnjëherë. Nga rruga e lirisë nuk mundën ta ndalin as burgjet, as ndjekjet, as vuajtjet as rreziqet.

Nga rruga e lirisë e ndalën plumbat e policisë vrastare të okupatorëve para 27 viteve. Armiqtë, me plumba e ndalën jetën e tij, por jo idealin e tij – çlirimin e Kosovës. Ali Ajeti pas vuajtjes së burgut politik 1984 – 1988, i përkiste tashmë një rrethi të veprimtarëve të vendosur, të gatshëm për tu sakrifikuar për lirin e Kosovës.

Më 30 maj 1989 Ali Ajeti në luftë me forcat serbe bie heroikisht në fshatin Shtedim të Besianës. Sot emrin e këtij heroi e mbajnë shkolla në fshatin e lindjes në Laberion aty ku i mori mësimet e para. Po ashtu emrin e tij e mbajnë edhe rrugë, shoqata humanitare, kulturo-artistike, etj.

Kryeministri Ramush Haradinaj në 30-vjetorin e rënies ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare dhe prijësin e “Çetës së Llapit”, heroin Ali Ajeti. Haradinaj tha se Ajeti tërë jetën u angazhuar për të drejtën e kombit duke u bërë frymëzim për luftë deri në çlirim.

“Në 30-vjetorin e rënies kujtojmë sot me pietet veprimtarin e çështjes kombëtare dhe prijësin e “Çetës së Llapit”, heroin Ali Ajeti, i cili një jetë të tërë, deri në flijim, u angazhua për të drejtën e kombit. Ai, bashkë me shokët e tij, i paraprinë kryengritjes së armatosur, duke u bërë frymëzim për luftë deri në çlirim. Me veprimtarinë e shquar atdhetare, Ali Ajeti, u shndërrua në pishtar të njërit prej kapitujve më të lavdishëm të historisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. koha.net

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 87
    Për herë të dytë një shfaqje në Teatrin Kombëtar të Kosovës është anuluar si shkak i grevës së aktorëve. Përderisa në tetor të vitit të kaluar në skenë nuk është vënë siç ishte planifikuar shfaqja “Bordel Ballkan”, as këtë të mërkurë nuk u dha premiera e parë e planifikuar për…
    Tags: të, për, dhe, në, së
  • 85
    E shtunë, 16 shkurt 2019 09:00 Deklarata e Pavarësisë Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj Shënim: Nisja e Deklaratave përcillet në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore, ku…
    Tags: të, në, dhe, së
  • 84
    Vdekja e Jezusit është ndër ngjarjet më të përfolura ndonjëherë, si dhe një ndër faktet historike më fascinuese. Madje edhe kritikët më të mëdhenj e pohojnë se vdekja e Jezusit në duart e ushtarëve romakë është një fakt i padiskutueshëm historik. Por pse u dënua Jezusi nga Nazareti me vdekje?…
    Tags: të, dhe, për
  • 83
    Nga: Driton Krasniqi Mund të ngjajë që një pjesë e konsiderueshme e njerëzve edhe mund të mos jenë në dijeni se liria fetare shtrihet mu në zemër të demokracisë amerikane. Amendamenti i parë i Kushtetutës së SHBA-së përcakton orientimin shtetëror se Kongresi nuk do të themelojë asnjë religjion dhe nuk…
    Tags: të, në, për
Comments