LAJMET E FUNDIT

Problemi me kanalizim, temë diskutimi mes komunës së Prishtinës dhe KfW-së

Problemi me kanalizim, temë diskutimi mes komunës së Prishtinës dhe KfW-së
Komuna e Prishtinës sot ka diskutuar me një delegacion të Bankës Gjermane për Zhvillim lidhur me investimet e ardhshme në rrjetin e kanalizimit dhe në kolektorë.

Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Gëzim Mehmeti, ka informuar Kirk Mildnerin, drejtor i divizionit për infrastrukturë komunale dhe transport për Evropën juglindore dhe Rene Eschemanin, drejtor i zyrës për Kosovë dhe Maqedoni, për problemet e Prishtinës me kanalizim dhe rrjetin e dobët “që është paraparë për shumë më pak banorë, e që sot nuk e përballon dot mbipopullimin”.

Komuna e Prishtinës thotë se tash ka orientuar investimet e veta në ndërrimin e rrjetit të kanalizimit brenda qytetit. Aktualisht është duke u punuar në rrugët “Fehmi Agani”, “Çajupi”, “Hajdar Dushi”, “Meto Bajraktari”, dhe muajin tjetër do të vazhdohet në rrugët “Andre Gropa” dhe “Bedri Pejani”, sipas njoftimit të komunës.

Për KfW-në, komuna është zotuar se do të thellojë edhe më tutje bashkëpunimin, “domosdoshmëri e intervenimeve të përbashkëta në infrastrukturën nëntokësore, ashtu që të evitohen problemet me kanalizim dhe ujësjellës brenda qytetit të Prishtinës”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 91
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
  • 91
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
  • 88
    Prishtinë, 11 maj – Mbi gjysmë milioni euro “peshon” kërkesa e organizatorëve të ngjarjeve kulturore dhe pjesëtarëve të komunitetit artistik, të cilët i kanë kërkuar mbështetje financiare Komunës së Prishtinës. As 20 për qind nuk arrin buxheti që ka në dispozicion Qeveria e kryeqytetit për t’iu përgjigjur kësaj kërkese, shkruan…
    Tags: të, për, në, që, dhe, ka, prishtinës
  • 85
    Pas kërkimeve të jashtëzakonshme në Arkivat e Romës në Bosnje dhe në Kroaci, studiuesja e njohur Blerina Suta ka zbuluar fakte që hedhin dritë në jetën dhe veprën ende të panjohur të At Gjegj Fishtës, shkruan ‘Shqiptarja’. Ajo ka zbuluar poezinë e parë të At Gjergj Fishtës dhe një dëftesë…
    Tags: të, në, për
Comments