Inkurajime

5 mënyra për të respektuar marrëveshjet në marrëdhënie.

Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje” –Zanafilla 31:44

Ekziston një fjalë e vjetër që përdoret për të përshkruar angazhimin, si përkushtimi në martesë, dhe është kjo: besëlidhje. Një besëlidhje është më e fortë se një marrëveshje e thjeshtë dhe karakteristikë e një besëlidhjeje është se dy njerëz të ndarë më parë bëhen një ekip i vetëm nëpërmjet marrëveshjes së tyre. Besëlidhjet janë të shenjta në Bibël, por jo kushdo që hyn në një marrëveshje bën një besëlidhje.

Këtu janë 5 mënyra për të respektuar dhe forcuar marrëveshjen e besëlidhjes:

֍Së pari, kur mendoni për besëlidhjen, mendoni për betimin klasik të dasmës, “për mirë ose për keq”. Kur shfaqen vështirësi të paparashikuara, për shkak të besëlidhjes nuk heq dorë nga personi tjetër. Personi që largohet kur gjërat vështirësohen nuk i përkushtohet besëlidhjes.

֍Një besëlidhje është një lidhje mbi një qëllim të përbashkët. Një synim i përbashkët shpirtëror, si p.sh. të kesh një martesë që e sjell Perëndinë në një “litar tresh”, sjell solidaritet të qëllimit.

֍Komunikimi është çelësi kryesor, por shikojeni nga një kënvështrim tjetër. Komunikimi i marrëveshjes ka të bëjë me të qenit i sinqertë pa pasur nevojë të mbrohesh nga të tjerët, duke kultivuar një mjedis të sigurt dëgjimi që të tjerët të ndihen të sigurt dhe të tregohën të sinqertë me ju.

֍Në një besëlidhje kërkohet  angazhim për falje. Njerëzit më të afërt mund të na lëndojnë më shumë, por mos u dorëzoni lehtë nga restaurimi. Mos u ankoni në çdo rast, dhe mos mbani shënim çdo gabim të partnerit ose mikut tuaj.

֍Dhe së fundmi, angazhohuni t’i shërbeni personit tjetër. Një partner ose mik pjesë e besëlidhjes shikon të mirën e tjetrit.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Tre komponentë të rëndësishëm për një martesë të shëndetshme!Sipas Martin Luterit, Zoti krijoi tre institucione kryesore: martesën, shërbesën e Fjalës dhe shtetin. Luteri vazhdoi duke thënë se ” ashtu si në rendin kronologjik po ashtu edhe në rëndësi, martesa paraprin shërbesën e Fjalës së Perëndisë dhe shtetin”. E megjithatë, shumë njerëz sot përpiqen ta konsiderojnë martesën si në…
    Tags: të, dhe, për, në, një, inkurajime
  • 98
    Pyetja më e rëndësishme në botë!Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia dhe mundin tim për t’i kryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim për të kapur erën; nuk kishte asnjë përfitim nën diell.- Predikuesit 2 : 11 Ajo u kurorëzua Mis Amerika në kohën që po…
    Tags: të, për, në, dhe, një, inkurajime
  • 98
    Të bëhesh dhurues bujar!Merrni pak kohë sot për të reflektuar mbi të gjitha dhuratat që gëzoni për shkak të mirësisë së Perëndisë. 2 Korintasve 9:6-8 Ne e dimë se duhet të jemi bujarë, por a keni menduar ndonjëherë për të gjitha mënyrat se si Zoti ka qenë bujar me ju? Ai na formoi…
    Tags: të, dhe, për, në, një, inkurajime
  • 96
    Thesaret e sprovave!Lutja e një personi që është duke kaluar kohë shumë të vështira është përdorur nga Margaret Becker dhe Keith Getty ,si tekst kënge. Ja dhe refreni: Jezus, pranë  më qëndro Kur eci nëpër stuhi; Në këtë rrugë më ke thirrur, Të të ndjek, dhe kur forca më ka braktisur. Shumica…
    Tags: të, në, dhe, një, për, inkurajime
  • 95
    Prit në ZotinRri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e tij të këqija. (PSALMI 37:7) Unë kam nevojë të dëgjoj nga Perëndia çdo ditë, dhe dëshiroj të dëgjoj prej Tij në lidhje me gjithçka. Për…
    Tags: të, dhe, në, për, inkurajime
Comments