Mesazh

5 mite mbi studimin e Biblës

Miti #1: Nuk je nevojë ta studiosh Biblën me të tjerët

Kur vjen puna për studimin e Biblës, ne shpesh priremi të mendojmë ta studiojmë vetë. Me një furnizim në dukje të pafundmë të burimeve në dispozicion për ne (të printuara dhe online), ne mund të mendojmë se ne nuk kemi nevojë ta studiojmë Biblën me njerëzit e tjerë. Tani, sigurisht, ka një vlerë të madhe studimi personal i Biblës! Por kur e studiojmë Biblën gjithmonë vetëm, po e largojmë veten nga mënyrat kryesore që Zoti e përdor Biblën në jetën tonë – mprehtësia dhe urtësia e besimtarëve të tjerë. Duke gërmuar në Fjalën e Perëndisë me të tjerët sytë tanë hapen që të shohim më shumë tek Bibla se sa çdo të shihnim vetëm.

Një nga përfitimet më të mëdha e të mbledhurit me njerëzit e Perëndisë është të qenit në Fjalë së bashku. Pali e thekson këtë kur i shkruan Timoteut: “Kushtoju leximit, këshillimit dhe mësimit derisa të vij unë.” (1 Tim. 4:13). Përvese t’i kushtojmë vëmendje të madhe predikimit të Fjalës mëngjeseve të së dielave, duhet të kërkojmë mundësi që të kalojmë kohë me besimtarë duke studiuar Biblën, edhe nëse është një grup i vogël, klasë shkolle për të rritur, apo të organizime të tjerë.

Miti #2: Të duhet një diplomë për të studiuar Biblën 

Edukimi teologjik është një dhuratë e madhe që mund t’i bëhet kishës. Investimi i shtuar i kohës për të marrë trajnim në teologji, historinë e kishës, dhe hermeneutikë jep përfitimi për gjithë jetën. Por Zoti nuk e dha Biblën që të përdoret vetëm nga studiues dhe pastorë. Ai ia dha gjithë njerëzve të Perëndisë, jo vetëm drejtuesve. Merr në konsideratë disa nga gjërat që Davidi thotë për Fjalën e Perëndisë tek Psalmet:

Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë. (Psalmi 19:7)

Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën. Urdhërimet e tua më bëjnë më të urtë se armiqtë e mi, sepse janë gjithnjë me mua. Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime. Kam më tepër zgjuarsi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua. (Psalmi 119:97–100)

Zoti na e dha Biblën sepse Ai dëshiron që gjithë njerëzit e Tij të kuptojnë se kush është Ai dhe se si duhet të jetojmë si njerëz të Tij. Gregory I kishte të drejtë kur shkroi, “Shkrimi është si një lum sërish, i gjerë dhe i thellë, i cekët mjaftueshëm këtu për qengjin që të ecë, por mjaft i thellë atje që elefanti të notojë.”

Miti #3: Duhet të dish greqisht dhe hebraisht që të studiosh Biblën

Në një farë kuptimi, ky është një version tjetër i mitit më sipër. Për shumë pastor dhe mësues, të studiosh greqisht dhe hebraisht në seminare është një punë e vështirë. Kështu që ka kuptim që ata duan të përdorin atë njohuri që t’i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë Biblën. Por ndonjëherë mund ta bëjnë këtë gjë në një mënyrë që jep përshtypjen se nëse ti nuk di greqisht dhe hebraisht, nuk mund ta studiosh me të vërtetë Biblën.

Kjo nuk është larg të vërtetës. Duke iu adresuar kishës në Romë, Pali shkroi:

Sepse të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë. (Romakëve 15:4)

Të paktën një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve në Romë ishin johebrenj të cilët nuk dinin hebraisht. Gjithsesi në kongregacionet e tyre lokale, ata rregullisht dëgjonin Testamentin e Vjetër të lexuar dhe të shpjeguar bazuar në përkthimet greke të hebraishtes. Në të vërtetë, Pali rregullisht citonte nga këto përkthime greke teksa u shkruante besimtarëve.

Zoti na e dha Biblën sepse Ai dëshiron që gjithë njerëzit e Tij të kuptojnë se kush është Ai dhe se si të jetojnë si njerëz të Tij.

Pa dyshim, gjuhët janë një mjet i mirë për studimin e Biblës, por nuk janë thelbësore. Gjuha angleze (edhe shqipe) ka disa përkthime besnike të Biblës që në mënyrë të përpiktë reflektojnë atë që Shkrimi grek, hebre dhe aramaik origjinal nënkupton. Studimi i kujdesshëm i këtyre përkthimeve na jep ushqim shpirtëror jetëdhënës.

Miti #4: Të duhet shumë kohë që të studiosh Biblën

Jetët tona janë të zëna. Ne vazhdimisht ndjejmë presionin e përgjegjësive të ndryshme siç është familja, puna, shkolla, kisha, dhe marrëdhëniet (mes gjithë të tjerave) që konkurrojnë për kohën dhe energjinë tonë. Ndonjëherë studimi i Biblës mund të duket si thjesht diçka më shumë që ne nuk kemi kohë që ta përfshijmë në programet tona sepse ne mendojmë se kërkon shtrirje të gjata kohore për ta bërë.

Në të vërtetë, shumica prej nesh me shumë mundësi kemi më shumë kohë në dispozicion se sa mendojmë. Merr në konsideratë, për shembull, sa shumë kohë shumë prej nesh kalojmë në telefonat tanë, duke lundruar në rrjetet sociale, apo duke parë programet tona të preferuara. Por edhe nëse me të vërtetë nuk kemi kohë për studim Bible, Fryma e Perëndisë është i aftë të përdorë edhe  copat e vogla të kohës (edhe 10 – 15 minuta) për të thelluar të kuptuarit tonë se kush është Perëndia, cili është plani i Tij për botën, dhe kush jemi ne si qenie njerëzore.

Miti #5: Ke nevojë për një metodë të komplikuar 

Disa qasje për studimin e Biblës janë shumë të detajuara dhe të komplikuara, duke përfshirë një numër të madh hapash. Kur ke kohë, energji, dhe durim, këto metoda mund të jenë shumë ndihmuese për të depërtuar në thellësitë e Shkrimit. Por sa më e komplikuar të jetë metoda, më e madhe është mundësia që ne të mund të ngecim apo të ngarkohemi.

Megjithatë, nuk ka përse të jetë kështu. Jezusi na dha udhëzime se ku duhet të përqendrohemi kur të studiojmë Biblën. Kur e pyetën për urdhërimin e madh në Shkrime, Ai u përgjigj:

“Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde”. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.” Mateu 22:37-39

Sipas Jezusit, çdo gjë në Bibël është e lidhur me dashurinë ndaj Perëndisë apo dashurinë ndaj të afërmit. Pra një metodë e thjeshtë është të bëjmë pyetje që na ndihmojnë të shohim gjërat që Zoti do të shohim.

Kur vjen puna te studimi i Biblës, kënaqësia është karburanti më i fuqishëm. Nëse besojmë se jetët tona shpirtërore varen nga cdo fjalë që vjen nga goja  e Zotit (LiP 8:3; Mateu 4:4), ne do ta gjejmë kohën për të studiuar Fjalën e Perëndisë. Ashtu si Davidi përpara nesh, ne do të lutemi që Perëndia të na jap jetë me anë të Fjalës së Tij (Ps. 119:25, 37, 50, 93, 107, 116, 144, 154, 156, 159). Përse të mos ndalojmë dhe t’i kërkojmë Perëndisë të na hap sytë që të sodisim mrekullitë e Ligjit të Tij (Ps. 119:18)?

Nga: Matthew S. Harmon

 

 




 

 

 

 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Besimi në betejëFrika është armiku i madh i besimit dhe pothuajse solli shkatërrimin e popullit të Zotit. Pasi Zoti i shpëtoi Izraelitët nga skllavëria në Egjipt, ata u gjetën me shpinë në Detin e Kuq, përballë qerreve të fuqishme të Egjiptit. Ata ishin zënë në kurth, me sa duket pa asnjë rrugëdalje.…
    Tags: të, mesazh
  • 94
    Pse duhet ti besoj Biblës?Mendoni pak . . . Radio, televizori, kompjuterët pushtojnë shtëpitë tona me informacione të fundit nga e gjithë bota. Të gjithë japin mendimet e tyre rreth asaj se çfarë është e gjithë kjo që po ndodh, apo se sa shumë duhet të besosh me siguri tek informacioni  që merr? Pak…
    Tags: të, mesazh
  • 94
    Si të luftoni luftën e mirëLufto luftën e mirë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën ke bërë rrëfimin e mirë të besimit përpara shumë dëshmitarëve. – 1 Timoteut 6:12 Duhet të luftojmë luftën e mirë të besimit kundër armikut, por si është kjo nga ana praktike? Po listoj gjashtë strategji: Mendoni agresivisht. Si…
    Tags: të, mesazh
  • 92
    Pse të jesh mirënjohës është një mënyrë e fuqishme për të jetuar i lirë?Tek Psalmi 28:7, fjala e Zotit thotë: Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time. Kemi kaq shumë për të qenë mirënjohës në këtë jetë, çdo ditë. Por…
    Tags: të, mesazh
  • 91
    Të lutemi për brezin e ri nga Dr.Michael YoussefMe çdo vit që kalon, ka gjithnjë e më shumë ndikime të paperëndishme që kërkojnë vëmendjen e të rinjve të kombit tonë. Vlerat biblike perceptohen si të huaja dhe të vjetra. Familjet e krishtera po sulmohen nga të gjitha anët. Si do ta gjejë forcën brezi që po rritet për…
    Tags: të, mesazh
Comments