7-8 Maj — “Muzikë me zemër për Perëndinë” nga Rodrigo Rodriguez
I cilësuar nga pastorët e vendeve të ndryshme në botë, si një ndër muzikantët dhe kitaristët me një talent të jashtëzakonshëm, Rodrigo Rodriguez me famë botërore vjen i ftuar special për 20-vjetorin e Radio 7.
Në një mbrëmje të veçantë, dedikuar punës së Perëndisë ndër vite të Radio7-ës, nën ritmet e “Muzikë me zemër për Perëndinë” të shtunën, më datë 7 Maj, ora 17:00 në Kinema “Millenium”, Shkodër dhe të dielën datë 8 Maj ora 17.00 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë jeni të ftuar të shijoni tingujt depërtues të muzikës së luajtur nga i vajosuri i Perëndisë, nga Rodrigo Rodriguez.
I lindur në Quito Ekuador, Amerikën e Jugut, Rodriguez vjen nga një familje muzikantësh. Me një talent të zbuluar që herët, ai nisi të luante në kitarë që në moshën 9-vjeçare. Albumin e tij të pare e regjistroi në moshën 12-vjeçare. Kur ishte 16 vjeç, nisi të udhëtonte nëpër botë për të zgjeruar njohuritë e tij mbi këtë instrument, duke performuar në Venezuelë, Spanjë, Francë, Angli dhe në Damask, Siri. Në vitin 1986, mori një ftesë për të dhënë mësim në kitarë klasike nga Kolegji Eastfield në Mesquite Texas.
Rodrigo ka regjistruar 16 albume muzikore, një ndër të çilat është regjistruar me Filarmoninë e Qytetit të Pragës. Ka performuar si kitarist solo në Orkestrën Simfonike në Texas, Kaliforni, Kanada, Ekuador, Florida dhe Hungari. Po ashtu, ai ka bërë turne koncertesh në Kolumbi, Peru, Brazil, Meksikë, Porto Riko, Kubë, Kanada, Republikën Çeke, Singapor, Malajzi, Indonezi, Filipine, Guatemalë, Skoci, Angli dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Në vitin 1992, Rodrigo ndryshoi drejtimin e jetës së tij. Një David i kohëve moderne, Rodrigo Rodriguez ka privilegjin e madh t’i shërbejë Zotit me kohë të plotë nëpërmjet tingujt mahnitës së muzikës së tij. Mos harroni datën e shënuar, 7 dhe 8 Maj, një ftesë për inkurajimin e zemrën tuaj! Deri atëherë, lutemi për bekimin tuaj!
Related Posts
- 90Kompozitori i njohur nga Kosova, autor i disa veprave orkestrale dhe fitues çmimesh, Ardian Halimi, së fundmi ka marrë pjesë në Festivalin Veror të Dubrovnikut. Themeluar që nga viti 1950, Festivali Veror i Dubrovnikut organizohet për çdo vit midis datave 10 korrik dhe 25 gusht. Për çdo vit ai prezanton…
- 89Sot, kombi shqiptar feston një nga ngjarjet më kuptimplota në historinë e vet, 111-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Një shekull dhe një dekadë më parë, me një akt trimërie dhe vizioni, Ismail Qemali dhe përfaqësues të tjerë të kombit ngritën flamurin kombëtar në Vlorë, duke shënuar kështu lindjen…
- 89“Talentet e kinemasë evropiane të vitit 2021”, ky titull e shoqëron artikullin e fundit të revistës digjitale, “The Hollywood Reporter”, i cili i numëron disa prej filmave evropian që kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme gjatë vitit që po e lëmë pas, e ku përfshihet edhe filmi kosovar i regjisores Blerta Basholli,…
- 87
- 86Sikur filmi i shkurtër të ishte ndonjë disiplinë garuese sportive, rekordin pa dyshim do ta mbante regjisori Samir Karhoda. Ai debutoi si regjisor me dokumentarin e tij “Në mes”. Me këtë projekt për herë të parë e vuri emrin e Kosovës në konkurrencën zyrtare të “Berlinales”, një prej festivaleve më…