Inkurajime

Të sjellësh ndryshimin!

Personi që zgjedh t’i bindet Perëndisë mund të ketë një impakt  të madh në jetën e të tjerëve.

Ezekieli 13:1-16

Në librin e Ezekielit, Perëndia thotë: ” Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t’i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja, por nuk e gjeta.” (Ezekieli 22:30). Dhe kjo është e vërteta me të cilën po jetojmë dhe  sot—sytë e Zotit po hulumtojnë tokën për burra dhe gra të perëndishme që do të lartësojnë drejtësinë në vendin e tyre.

“Hendeku” në këtë varg i referohet një vendi ku gabimi ose gënjeshtra ka depërtuar aq thellë , sa ka krijuar konfuzion dhe i ka hapur dyert gjykimit të Perëndisë. Ndonjëherë këto boshllëqe janë aq serioze sa çojnë kombe të tëra në prag të shkatërrimit. Kjo është ajo që ndodhi me Izraelin pas eksodit, por Fjala e Perëndisë na thotë diçka të jashtëzakonshme: “Prandaj ai foli t’i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t’i shkatërronte.” (Psalmi 106:23).

Sipas të gjitha gjasave, shumica prej nesh nuk do të thirremi kurrë të shpëtojmë një komb. Por mund të inkurajojmë drejtësinë në komunitetet tona duke folur Fjalën e Perëndisë dhe duke i rezistuar çoroditjeve të epokës sonë. Në ditët e Moisiut një njeri ndryshoi gjithë rrjedhën e historisë. Pse të mos jesh ti,  ai që sjell ndryshimin sot?

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 99
    Shprehje e gëzimit!Kur isha djalë  i vogël në Egjipt, gjyshi im ishte një kontraktues ndërtimi me profesion dhe një udhëheqës në Kishën e Vëllezërve. Ai jetonte në një apartament të vogël ngjitur me shtëpinë e kushërinjve të mi dhe kur e kaloja natën me ta, e gjeja veten duke u zgjuar disa…
    Tags: të, në, dhe, një, mesazh, inkurajime
  • 99
    Pranoni rolin që Zoti ju ka dhënë!Ashtu si ne sot, kisha e Korintit luftoi me rolet gjinore dhe çështjet e nënshtrimit, ndal Pali i udhëzoi ata si si duhet të silleshin në mënyrë biblike. Në pamje të parë, ky pasazh mund të duket se ka të bëjë vetëm me faktin nëse gratë mund t’i shkurtojnë flokët…
    Tags: të, që, në, dhe, mesazh, inkurajime
  • 98
    “Besimtarët në kërkim së drejtës dhe drejtësisë”Në leximin e Torahut të kësaj jave, Bijtë e Izraelit marrin Dhjetë Urdhërimet. Në leximin nga profetët mësojmë për identitetin e Mesias. Këto dy tema në thelb janë të lidhura me njëra tjetrën. Dhjetë Urdhërimet përfaqësojnë Torën dhe një nga qëllimet kryesore të Torës është të zbulojë karakterin e Mesisë.…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, inkurajime
  • 98
    Rruga për një jetë të lirë dhe të pastër!Po t`i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. – 1 e Gjonit 1:9 Para se Hollywoodi të xhirojë një film, ka shumë punë që duhen bërë përpara se kamerat të filmojnë. Duhet të ndizen dritat, të…
    Tags: të, dhe, në, që, një, mesazh, inkurajime
  • 97
    Lëreni Stuhinë Të QetësohetPerëndia është për ne një strehë dhe një forcë [i fuqishëm dhe i padepërtueshëm për tundimin], një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit…- Psalmeve 46:1-2 Kam kaluar shumë stuhi në jetën…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, inkurajime
Comments