Inkurajime

E vërteta që ju bën të lirë!

Çelësi për të qënë i lirë nga mëkati është rinovimi i mendjes me Fjalën e Perëndisë.

Gjoni 8:12-34

Farisenjtë e refuzuan Jezusin edhe pse Ai po thoshte të vërtetën. Por të njerëzit e tjerë e dëgjuan dhe besuan, siç e shohim në pasazhin e sotëm. Zoti u tha atyre: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.”(Gjoni 8: 31-32). Megjithatë, shumë njerëz menduan se Ai po u ofronte liri nga shtypja politike romake apo edhe nga të gjitha problemet e kësaj jete. Por kjo nuk është aspak ajo që donte të thoshte Jezusi. Ai po ofronte lirinë nga mëkati.

Kur besojmë të vërtetën e ungjillit dhe i drejtohemi Shpëtimtarit për shpëtim, çlirohemi nga dënimi i mëkatit, që është dënimi i përjetshëm. Por a e dini se e vërteta e Perëndisë gjithashtu na çliron nga fuqia e mëkatit edhe tani? Edhe pse do të vazhdojmë të luftojmë me tundimin edhe  pasi jemi shpëtuar, në ne jeton forca e Krishtit për t’i rezistuar dhe për ta mposhtur atë.

A ndiheni robër të dëshirave tuaja mëkatare? Siç tha Jezusi, qëndrimi në Fjalën e Perëndisë është çelësi i lirisë së vërtetë. Mbusheni mendjen tuaj me të vërtetën e Tij dhe mëkati do ta humbasë fuqinë e tij mbi ju – sot dhe në përjetësi.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Bekimi në Sprova“Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.” – Psalmi 119:67 “Zoti nuk e lejon dhimbjen tonë të jetë e kotë. Ai e përdor çdo vuajtje për të na forcuar, për të na shenjtëruar dhe për të na afruar më pranë zemrës së Tij.” June…
    Tags: të, në, për, dhe, inkurajime
  • 94
    Prit në ZotinRri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e tij të këqija. (PSALMI 37:7) Unë kam nevojë të dëgjoj nga Perëndia çdo ditë, dhe dëshiroj të dëgjoj prej Tij në lidhje me gjithçka. Për…
    Tags: të, dhe, në, për, inkurajime
  • 94
    Bekimi në Sprova“Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.” – Psalmi 119:67 “Zoti nuk e lejon dhimbjen tonë të jetë e kotë. Ai e përdor çdo vuajtje për të na forcuar, për të na shenjtëruar dhe për të na afruar më pranë zemrës së Tij.” June…
    Tags: të, në, për, dhe, inkurajime
  • 94
    Të lirë nga FajiMeqënëse Jezusi vdiq në kryq për mëkatet tona, ne mund të ndjekim vullnetin e Perëndisë, pa peshën e fajit dhe turpit. 1 Pjetrit 2:22-25 Faji mund të përkufizohet si shqetësim në shpirtin e një personi për një mëkat të qëllimshëm dhe të ndërgjegjshëm. Mund ta gjejmë këtë ndjesi që në…
    Tags: të, dhe, për, nga, në, inkurajime
  • 94
    Të luftosh në gjunjë!Në këtë epokë në të cilën emocionet kanë më shumë peshë se faktet, Perëndia i ka thirrur bijtë e Tij që të qëndrojnë në të Vërtetën e Tij. Por nuk mund të luftojmë për të Vërtetën me forcën – ose me urtësinë tonë. Lexoni Juda 1:20-25. A njihni dikë që beson…
    Tags: të, dhe, për, në, inkurajime
Comments