Shërim për zemrat e thyera - Joyce Meyer

Shërim për zemrat e thyera – Joyce Meyer

Shërim për zemrat e thyera – Joyce Meyer
  • Description

Perëndia të do dhe ka një plan të mrekullueshëm e të lavdishëm për jetën tënde. Por ndonjëherë mund të jetë e vështirë që të besohet se Ai ka përgatitur një fat specifik për ty. Në qoftë se je lënduar nga e kaluara ose në rast se ndjehesh i pavlerë, mund ta kesh të vështirë që ta pranosh dashurinë e pakushtëzuar të Perëndisë. Perëndia dëshiron që të të arrijë sot aty ku je. Mbahu te shpresa…ky libër ka një përgjigje për ty.

Në këto faqe, Xhois Majer (Joyce Meyer) na zbulon se si mund ta ndryshojmë imazhin që kemi për vetetven, në atë që Perëndia sheh. Kur ti ta besosh atë që Perëndia thote për ty, e tashmja dhe e ardhmja jote do të shndërrohen në mënyrë të mrekullueshme për të pasqyruar planin hyjnor të Perëndisë. Ti do të mësosh si te triumfosh mbi frikën dhe si te kesh paqen e mendjes që vjen kur ia beson Perëndisë të ardhmen tënde.

Le të veproje që sot brenda teje Fjala e Perendise. Fillo që tani që ta lejosh dashurinë e jashtezakonshme të Perëndise të të preke dhe të ta shërojë zemrën e lënduar!

Falas!

E-mail: info@radio-7kosova.net

Facebook Comments