A është e gabuar të jesh i botës?
Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë. – 1 e Gjonit 2 :9
“Kur isha fëmijë,” shkruan blogerja Karen Keegan, “të rriturit e përkufizonin botën si të bërit e diçkaje që përshtatej me ose përqafonte kulturën “. Për Karen, “bota” përfshinte stilin e veshjes, modelin e flokëve, shkuarjen në kinema ose bowling, dhe sigurisht, edhe kërcimin!
Në Bibël, Apostulli Pal e korrigjon këtë përkufizim sipërfaqësor të botës në dy mënyra. Së pari, ai tha se gjetja e bazave të përbashkëta kulturore ishte me vlerë të madhe në prezantimin e mesazhit të ungjillit. Dhe së dyti, Pali vuri në dukje se ajo që ishte shqetësuese për të krishterët në Korint ishte “xhelozia dhe grindja” mes tyre. “A nuk po jetoni si njerëzit e botës?” pyeti Pali tek (1 Korintasve 9:19-23)
Të ndjekësh Jezusin kërkon një dëshirë të thellë për t’i pëlqyer Perëndisë dhe askujt tjetër. Kjo nuk do të thotë se të gjitha gjërat njerëzore janë “të kësaj bote”. Kur i nënshtrohemi Krishtit, çlirohemi nga kthetrat e xhelozisë dhe grindjes. ” Ai na nxori nga pushteti i errësirës …thotë Kolosianëve, ” dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur ” (Kolosianëve 1:13).
Në pamje të parë, bota nuk ka asgjë të gabuar në të. Por kur theksi ynë është i gabuar, i shkakton dhimbje trupit të Krishtit në tokë. Ndaj le të punojmë për të hequr qafe zakonet mëkatare që janë vërtet shkatërruese dhe anti-ungjillore, si xhelozia mes nesh. Harrojeni modelin e flokëve.
Related Posts
- 100
Edhe pse mëkatet dhe shkeljet tona u paguan në kryq, mëkati ynë ende e trishton Frymën e Shenjtë, prandaj duhet të kujtojmë vazhdimisht varfërinë tonë shpirtërore dhe të pikëllohemi për mëkatin tonë. Le të kërkojmë të qëndrojmë të pastër në zemër dhe tërësisht të përkushtuar ndaj Zotit, në mënyrë që…
- 100
- 100
- 98
- 97
Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka (shumë i rëndësishëm për t’u kujdesur për barrën e dikujt tjetër), pa qënë asgjë (pa qënë superior përveç se me vlerësimin e vet), gënjen veten e vet. – Galatasve 6:3 Bibla na paralajmëron vazhdimisht kundër krenarisë. Nuk mund të theksoj mjaftueshëm rrezikun…