A jeni super-fans i Jezus Krishtit?
“Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!”. Ky është i pari urdhërim. –Marku 12:30
Në adoleshencë me siguri, keni qenë një super-fans i ndonjë ylli të pop-it, apo kishit idhull ndonjë sportist? Ndërsa kur rritemi, ndoshta kemi ndonjë emision që e ndjekim ose ndonjë shkrimtar për të cilin do ndiheshit të privilegjuar nëse do e takonit. Të ndjekësh Jezusin është njësoj! Si mund të studiojmë dhe të imitojmë çdo lëvizje që Ai do të bënte, në mënyrë që të mund të jemi më pranë Tij, më shumë si Ai – në mënyrë që të njihemi si një super fans i Jezus Krishtit?
Ashtu sikurse e dëgjoni CD-në e preferuar aq shumë sa familja juaj çmendet, po aq i fiksuar duhet të jemi të imitojmë dhe ndjekim Jezusin. A mendojmë për Jezusin çdo ditë, dhe a e pyesim veten vazhdimisht nëse gjëja që sapo bëmë ose thamë do e bënte apo thoshte dhe Ai? Ky nuk është një ushtrim për devotshmëri, por trajnim për adhurim.
Jezusi shkonte në punë çdo ditë në dyqanin e babait të Tij, shkonte në darka dhe dasma, shkonte në udhëtime me miqtë e Tij dhe merrte pjesë në takimet e Gjon Pagëzorit. Ai rrinte zgjuar deri vonë duke folur me njerëzit dhe ndonjëherë edhe duke qarë. Po, e ndjekim Jezusin kur shijojmë gjërat e mira në jetë.
Po kur vështirësitë vijnë? Mund të shikojmë se si Jezusi reagoi kur u përball me vështirësi dhe të kopjojmë reagimin e Tij. Ai u tundua njësoj si ne, por nuk mëkatoi (Hebrenjve 4:15). U mbështet në Shkrim dhe i lutej Atit të Tij. Edhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë.
Related Posts
- 97
- 96
- 96
- 96
- 96