Inkurajime

A ka gjasa të jeni heroi i ardhshëm?

Atëherë ai i tha: “Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Izrael, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar”.– Zanafilla 32: 28

Nga të gjitha gratë dhe burrat e Biblës, Jakobi mund të duket si personi më i çuditshëm për të shoqëruar emrin e Perëndisë. “Perëndia i Jakobit” është një titull që përdoret shpesh për Zotin e Biblës dhe Jakobi përmendet 22 herë në shkrimet e shenjta.

Jakobi ishte nipi i Abrahamit, binjaku i Esaut. Lindja e këtyre binjakëve ishte një përgjigje e lutjeve të përkushtuara të nënës së tyre Rebekës. E megjithatë vëllezërit ishin mizorë ndaj njëri-tjetrit. Që nga lindja, Jakobi u etiketua si mashtrues dhe kapës i thembrave, sepse ai kapi thembrën e të vëllait të tij ndërsa Esau po lindte para tij. Për Rebekën ndoshta ka qënë shume e çuditshme të ndjente përpëlitjen e binjakëve në barkun e saj!

Të jesh i zgjuar është gjë e mirë, për aq kohë sa nuk përdoret për keq. Kur Jakobi u rrit, ai mashtroi vëllanë dhe babanë e tij dhe vodhi të drejtën e trashëgimisë familjare. Kjo shkaktoi një përçarje  aq të madhe në familje saqë nuk u shërua për vite të tëra. Kur Jakobi ishte në rrugën e tij për të bërë paqe me vëllain e tij tashmë të rritur, Perëndia dërgoi një engjëll që luftoi me Jakobin. Historia është një skenë tipike për jetën e një mashtruesi. Në fund, Zoti e riquajti  Jakobin si “Izrael” si shenjë se kishte kapërcyer betejat e tij me Perëndinë dhe njerëzit.

Në të gjithë shkrimin e shenjtë, titulli “Perëndia i Jakobit” na kujton se përpjekjet tona, madje edhe të metat apo mëkatet tona, nuk na shkëputin nga dashuria e Perëndisë , dashuri e cila na ndryshon jetën. Zoti i do, i zgjedh, i rafinon dhe i përdor njerëzit e papërsosur si ti dhe unë!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    5 mënyra për të respektuar marrëveshjet në marrëdhënie.Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje” –Zanafilla 31:44 Ekziston një fjalë e vjetër që përdoret për të përshkruar angazhimin, si përkushtimi në martesë, dhe është kjo: besëlidhje. Një besëlidhje është më e fortë se një marrëveshje…
    Tags: të, një, dhe, për, në, inkurajime
  • 94
    Të luftosh në gjunjë!Në këtë epokë në të cilën emocionet kanë më shumë peshë se faktet, Perëndia i ka thirrur bijtë e Tij që të qëndrojnë në të Vërtetën e Tij. Por nuk mund të luftojmë për të Vërtetën me forcën – ose me urtësinë tonë. Lexoni Juda 1:20-25. A njihni dikë që beson…
    Tags: të, dhe, për, në, inkurajime
  • 93
    Tre komponentë të rëndësishëm për një martesë të shëndetshme!Sipas Martin Luterit, Zoti krijoi tre institucione kryesore: martesën, shërbesën e Fjalës dhe shtetin. Luteri vazhdoi duke thënë se ” ashtu si në rendin kronologjik po ashtu edhe në rëndësi, martesa paraprin shërbesën e Fjalës së Perëndisë dhe shtetin”. E megjithatë, shumë njerëz sot përpiqen ta konsiderojnë martesën si në…
    Tags: të, dhe, për, në, një, inkurajime
  • 93
    Të bëhesh dhurues bujar!Merrni pak kohë sot për të reflektuar mbi të gjitha dhuratat që gëzoni për shkak të mirësisë së Perëndisë. 2 Korintasve 9:6-8 Ne e dimë se duhet të jemi bujarë, por a keni menduar ndonjëherë për të gjitha mënyrat se si Zoti ka qenë bujar me ju? Ai na formoi…
    Tags: të, dhe, për, në, një, inkurajime
  • 93
    Besnikëria e Zotit ndaj popullit të Tij!Këtë Shabat do të lexojmë librin e pestë dhe të fundit në Ligjin e Moisiut. “Zoti, Perëndia juaj, ju ka shumuar, dhe ja, sot jeni në numër të madh si yjet e qiellit.” – Ligji i Përtërirë 1:10 Ky varg flet për besnikërinë e Zotit në lidhje me popullin e Tij.…
    Tags: të, në, dhe, për, inkurajime
Comments