Inkurajime

A ka Perëndia krahë?

Ja, dora e Zotit nuk është tepër e shkurtër për të shpëtuar, as veshi i tij nuk është tepër i rënduar për të dëgjuar.-Isaia  59 :1

Kur isha fëmijë, e ngacmoja mamin tim  duke i bërë shumë pyetje, derisa e tërbuar më thoshte: “Nuk ka më pyetje deri nesër!” Sigurisht, kam një mundësi të bëj pyetje të minutës së fundit për Zotin për të zgjatur edhe pak kohën e gjumit – diçka si, “Mami, si duket Zoti?”

Kur një mik më pyeti një herë: “A ka Zoti krahë?” Unë u përgjigja: “Po!” Ka të paktën 40 referenca biblike për “krahun” ose “krahët” e Perëndisë. Krahu i Perëndisë përdoret për të simbolizuar forcën dhe fuqinë, si kur Jeremia shkroi: “
“Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty.” (Jeremia 32:17)

Thuhet gjithashtu se krahu i Perëndisë ka siguruar shpëtimin tonë nëpërmjet Jezusit. (Isaia 52:10) Por ka edhe më shumëse kaq; kur jemi në nevojë, ne mund të thërrasim krahun e fortë dhe të fuqishëm të Perëndisë që Bibla thotë: “nuk është shumë i shkurtër” për të plotësuar asnjë nga nevojat tona (Isaia 59:1). Krahu i Perëndisë nuk është vetëm i fuqishëm për të shpëtuar, por gjithashtu na mban të sigurt. Sa pamje të bukur që na jep Isaia 40:10-11 për krahët e butë të Jezusit; “Krahu i tij do të sundojë për të. . . . Ai do të kullosë kopenë e tij si një bari, do t`i mbledhë qengjat me krahun e tij dhe do t`i mbajë në gji .”

Zoti nuk ka duar njerëzore apo formë fizike. Jezusi tha: “Perëndia është Frymë” (Gjoni 4:24). Por Ai është me të vërtetë i fuqishëm për të na shpëtuar dhe dëshiron të na mbajë të sigurt kur të vijmë tek Ai.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Bëjini të tjerët pjesë të gëzimit tuaj!Këtë vit, le të mos zhytemi në kërkim të jetës së përsosur. Përkundrazi, le të jemi plot me gëzim për t’u treguar të tjerëve mrekullinë e dashurisë së Perëndisë. Që nga ngjitja e Krishtit në qiell pothuajse 2000 vjet më parë, Perëndia ka zgjedhur të prekë zemrat nëpërmjet nesh, fëmijëve…
    Tags: të, për, inkurajime
  • 95
    Si të qetësoni zemrën tuaj?Një mëngjes, jo shumë kohë më parë, e nisa ditën si zakonisht duke lexuar pak nga Bibla dhe u luta. Por unë nuk isha e qetë në zemrën time. Ishte një nga ato rastet kur ndjeshesh i shqetësuar dhe të duket çdo gjë e pavlerë. E di mirë se çfarë…
    Tags: të, për, inkurajime
  • 92
    Duke bërë të mirën…..Të korrat po vijnë! Prandaj, kur ndiheni të lodhur, kërkoni nga Zoti forcën për të vazhduar. Galatasve 6:9-10 Ka të paktën dy lloje pritjesh. Nganjëherë ne presim në mënyrë pasive – ndërsa jemi në makinë, në telefon ose në një radhë në aeroport. Por mund të presim edhe aktivisht –…
    Tags: të, për, inkurajime
  • 92
    Ndaluni dhe sodisni bukurinë e Zotit!Mjekja misionare Margaret Brand shkroi për kohën kur djali i saj i vogël, Kristoferi, kishte shkuar të luante lart në kodër në Indi, kur dielli po perëndonte. “Erdhi me vrap shumë  i emocionuar. [Ai] më kapi dorën, – tregon ajo, – dhe u përpoq të më tërhiqte jashtë ndërsa më…
    Tags: të, për, inkurajime
  • 92
    Të thirrur veçmas për të pushuar!“Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak.” – Marku 6: 31 A e mbani mend gjumin  e drekës kur ishit në kopësht? Pas drekës, secili  nga fëmijët e kopshtit kishte me vete një batanije, të cilën e shtronim  me kujdes në dysheme; dhe më pas pritej të flinim për…
    Tags: të, për, inkurajime
Comments