Inkurajime

A ka shpresë?

Kjo shpresë që ne kemi është si një spirancë e sigurt dhe e patundur për shpirtin… Hebrenjve 6:19

Kur një nëndetëse u zhyt në ujëra disa vite më parë në Prinstaun të Masaçusets, zhytësit u futën në thellësi për të parë nëse kishte shenja jete. Duke parë një situatë që dukej e pashpresë, një zhytës dëgjoj tinguj trokitjeje. Po, ishte tingull që vinte nga brenda trupit të mjetit që nuk funksiononte më. Zhytësi dëgjoi me kujdes. Tingulli ishte me ritëm, dhe më pas, i tërhequr nga ajo që ai kishte mësuar vite më parë, ai e kuptoi tingullin. Vazhdimisht e vazhdimisht personi brenda nëndetëses bënte tinguj duke formuar mesazhin e Kodit Mors: “A ka shpresë?”.

Duke lexuar mesazhet që vinin në zyrën tonë javën e kaluar, unë lexova të njëjtën pyetje të shkruar në disa rrethana të ndryshme. Një mesazh ishte nga një grua që tregoi se si në fëmijëri ishte abuzuar, ishte rritur  nga një baba i alkoolizuar dhe nga një njerkë e dhunshme. Në përpjekje për ta mbajtur larg falimentimit biznesin e saj të vogël, për shkak të borxheve, ajo tha: “Problemi im është që kam humbur shpresën.”.

Një nxënëse e shkollës së mesme, duke menduar se nuk mund t’i arrinte kurrë pritshmëritë e prindërve të saj, shkroi: “Të shtunën isha aq e dëshpëruar sa doja të vrisja veten. Sa herë që bëj diçka të gabuar, nëna ime thotë se ka diçka që nuk shkon me mua. Kështu që tani i mbaj të gjitha përbrenda. Nuk mund të jem kurrë aq e mirë sa të tjerët. Jam kaq e pashpresë!”.

Pavarësisht nëse jeni brenda një anijeje të zhytur, apo në fund të një biznesi që po falimenton, duke menduar se nuk do t’i arrini kurrë pritshmëritë e të tjerëve apo nëse po humbisni shëndetin tuaj, recetë pa recete, kur mendoni se nuk ka më dritë në fund të tunelit, që gjërat nuk mund të jenë kurrë ndryshe, ju humbisni shpresën. Dhe kur humbisni shpresën, ajo që e bën jetën të vlefshme për t’u jetuar, shumë shpejt fillon të venitet.

Kur heqim dorë nga shpresa, zëre se ia përplasim derën në fytyrë Perëndisë. Është njësoj sikur të themi: “Perëndi, problemi im është më i madh se Ti, dhe nuk besoj se mund të më ndihmosh.”.

Pali u shkroi korintasve dhe u foli për faktin që problemet në jetë mund të jenë të vështira, por ka shpresë përtej idesë që mund ta bëni të suksesshëm biznesin tuaj ose të rifitoni shëndetin tuaj. Ai shkroi: “Në qoftë se shpresojmë në Krishtin vetëm në këtë jetë, ne jemi më të mjerët e të gjithë njerëzve” (1 Korintasve 15:19).

Kur fusni Perëndinë në dëshpërimin tuaj ju keni një rrugë shpëtimi përmes zymtësisë që ju heq shpresën. Me Perëndinë ju refuzoni t’i pranoni rrethanat si diçka përfundimtare, pavarësisht se sa të vështira dhe të dhimbshme janë.

Një mik tjetër i shërbesës sonë e mësoi këtë duke dëgjuar këtë komentar. Ai shkroi: “Nuk mendoja se do të gjeja sërish hir në sytë e Perëndisë. Mëkatet e mia ishin aq të mëdha (gënjeshtra, shkelja e kurorës, incesti, vjedhja) sa shpesh mendoja se vetëvrasja ishte rruga e vetme e shpëtimit. Shpesh pyesja veten se si isha zhytur aq thellë… Ndërsa po ju ndiqja herët një mëngjes, dëgjova kur thatë se Perëndia është i drejtë të na falë… Dëgjimi i programit tuaj atë mëngjes më ktheu te kryqi… E falënderoj shumë Perëndinë për shërbesën tuaj. Fjala vjen si drita e një fari në muzgun e mëngjesit.”.

Gjithnjë kam gjetur ngushëllim në fjalët e Librit të Hebrenjve, kapitulli 6, që flet për shpresën që vjen përmes një marrëdhënieje personale me Perëndinë me anë të besimit te Jezus Krishti. Ai thotë: “Kjo shpresë që ne kemi është si një spirancë e sigurt dhe e patundur për shpirtin…” (Hebrenjve 6:19). Ai flet për Krishtin që shkon në praninë e Perëndisë si Kryeprift sipas urdhrit të Melkisedekut.

Po për ju, miqtë e mi? Nga 1-shi te 10-ta, cila është vlera e metrit të shpresës suaj? Asnjë situatë nuk është e pashpresë kur Perëndia del në skenë, sepse fjala “i pashpresë” nuk është në fjalorin e të Plotfuqishmit. Ky është fakt!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Rëndësia e ditës së sotmeTakimi i Perëndisë Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë. Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan. Luka 17:15-16 Steve Cadd  hipi në një taksi në Manila, e menjëherë…
    Tags: të, që, në, një, se, inkurajime
  • 100
    A ka shpresë?Kjo shpresë që ne kemi është si një spirancë e sigurt dhe e patundur për shpirtin… Hebrenjve 6:19 Kur një nëndetëse u zhyt në ujëra disa vite më parë në Prinstaun të Masaçusets, zhytësit u futën në thellësi për të parë nëse kishte shenja jete. Duke parë një situatë që…
    Tags: të, në, që, një, se, inkurajime
  • 96
    “Zoti ka një rol në të ardhmen e Izraelit, si për vendin ashtu edhe popullin”Në leximin e Torës së kësaj jave, do të njihemi me një profet johebre të quajtur Balaam. Ky njeri me të vërtetë dëgjoi nga Perëndia, por fatkeqësisht në Dhiatën e Re mësojmë se ai nuk ishte besnik (Lexoni 2 Pjetrit 2:15, Juda vargu 11 dhe Zbulesa 2:14). Ky është njeriu…
    Tags: të, që, në, se, një, inkurajime
  • 96
    Çfarë është e drejtë dhe e gabuar?“Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael; secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij.” Gjyqtarët 17:6 Një vajzë e re shkruan në kolonën e një artikulli në një gazetë duke kërkuar një këshillë. Ajo thotë: “Unë jam një vajzë 19 vjeçare që jam gjithnjë…
    Tags: të, në, se, që, një, inkurajime
  • 95
    Nga koha e mbjelljes në të korraÇdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell. – Predikuesit 3:1 Predikuesit 3:1 na thotë që ka një stinë për çdo gjë. Nuk jetojmë të gjithë në të njejtën stinë në të njejtën kohë. Do të ketë kohë kur dikush po shijon të korrat kur…
    Tags: të, në, që, një, inkurajime
Comments