afrojuni fronit me guxim
Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohën e duhur. – Hebrenjve 4:16
Perëndia do që ne të vrapojmë drejt tij për hir (fuqi e brendshme e mbinatyrshme). Ai do që të mbështetemi vetëm tek Ai.
Por armiku përpiqet të na gënjejë, duke na thënë që nuk jemi të mirë mjaftueshëm për të qëndruar në paninë e Perëndisë. Satani përpiqet të na bindë se kemi bërë shumë gabime që Perëndia të dojë të ketë të bëjë me ne.
Por Fjala e Perëndisë nuk thotë këtë. Fjala e Tij thotë që si fëmijë të shpenguar dhe të falur, ne mund t’i afrohemi fronit të Tij. Keni nevojë të merrni këtë të vërtetë dhe të zgjidhni ta jetoni.
Në vend që të thoni “Më duket sikur Perëndia nuk më do. Nuk më duket sikur jam i falur. Nuk ndihem sikur kam një të ardhme.” thoni: “Perëndia më do dhe asgjë nuk mund të më ndajë nga dashuria e Tij. Ai më ka falur dhe unë mund t’i afrohem me besimin që Ai më pranon.”
Çdo herë që ndiheni të pavlerë, kujtoni çfarë Fjala e Perëndisë thotë dhe me guxim afrohuni tek Ati juaj qiellor. Ai po pret me dëshirë t’ju takojë.
Lutje
Perëndi, unë vij me guxim tek Ti sepse Fjala Jote thotë që jam i falur dhe gjithmonë mund të vij tek Ti. Faleminderit që fal dështimet e mia dhe për hirin Tënd që më ndihmon në çdo kohë që kam nevojë.
Related Posts
98
“Si të brengosur, por gjithmonë të gëzuar; si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që s’kanë asgjë, por kanë gjithçka…”2 Korintasve 6:10 Nëse zemra juaj ka dhimbje, ajo dhemb disi thellë dhe më shumë gjatë kohës së Krishtlindjes. Pavarësisht ndriçimit të qirinjve, të yjeve dhe…Tags: të, që, dhe, mesazh
97
Prandaj nëse dikush është në Krishtin (Mesia), është një krijesë e re, të vjetrat shkuan; ja, të gjitha u bënë të reja. – 2 Korintasve 5:17 Zgjedhjet e gabuara shkaktojnë pendim dhe kur përjetojmë pendim, kemi nevojë të përballemi me të dhe ta lejojmë të na mësojë si të bëjmë…Tags: të, që, dhe, mesazh
96
Plani i Perëndisë për t’u larguar nga acarimet e përditshme Nuk ka përse të jemi të mjerë, të acaruar dhe të palumtur, në periudha të vështira. Nëse ju dhe unë kemi jetuar në botë për një kohë të gjatë, kemi mësuar se ka edhe ditë që nuk shkojnë saktësisht ashtu…Tags: të, që, mesazh
96
Kordoni me tre fije është një pamje e fuqisë që zë vend, kur dy njerëz bien dakord për diçka që është në përputhje me vullnetin e Perëndisë për ta. Ka një fuqi shumë të madhe, kur dy njerëz bëhen një, në marrëveshje me njëri-tjetrin. Mund të keni shumë gëzim në…Tags: të, që, mesazh
95
Por çdo ndreqje aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u kthen një fryt të paqshëm drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të saj. – Hebrenjve 12:11 Shumë gjëra garojnë për burimet tona të kufizuara të vëmendjes, energjisë dhe kohës. Unë i ankohesha…Tags: të, që, mesazh