Kulturë

“Agnus Dei” e kompozitorit nga Kosova sërish në Francë

“Agnus Dei” e Memli Kelmendit është interpretuar deri më tani 36 herë jashtë vendit. Vepra e cila premierën e pati më 20 tetor të vitit 2015 në Santiago në Kili, në kuadër të festivalit “Temporada Coral de Primavera”, ku u interpretua nga “Johann Consort”, nën dirigjimin e Jorge Contreras, po vazhdon rrugëtimin e vet.

Ansambli “Sottovoce Ensamble”, me të cilin kompozitori ka vite që po bashkëpunon, do ta riinterpretojnë para publikut francez më 19 janar në Kishën e Saint-Thibault në veri të Francës. I njëjti ansambël pati sjellë premierën e kësaj vepre në Francë, vitin e kaluar, në muajin gusht, në kuadër të festivalit “Les Folles Journees Polyphoniques”, që mbahet në Marseille.

Për herë të parë kompozitori Kelmendi kishte bashkëpunuar me ansamblin në vitin 2017 kur e kishte kompozuar veprën “Silentium Est Pax” (Heshtja është paqe).

Në njoftimin e koncertit të kësaj të diele, ku është përfshirë edhe vepra e Kelmendit, është shkruar se programi është përzgjedhur për të shfaqur një diversitet muzikor.

Kompozitori Memli Kelmendi është shfaqur i lumtur që rrugëtimi muzikor i kompozimit të tij “Agnus Dei” po vazhdon edhe në vitin 2020.

Kelmendi është i lindur në Pejë, ndërsa studimet universitare për dirigjim (vokale dhe instrumentale) i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në klasën e dirigjentit të mirënjohur Bajar Berisha, ndërsa për kompozim në klasën e Darko Marinovskit. Ai aktualisht po bën studime të doktoratës për dirigjim të korit në klasën e Sasho Tatarchevskit në Universitetin e Shkupit.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Në fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 96
    Luigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
  • 96
    Nga: Driton Krasniqi Mund të ngjajë që një pjesë e konsiderueshme e njerëzve edhe mund të mos jenë në dijeni se liria fetare shtrihet mu në zemër të demokracisë amerikane. Amendamenti i parë i Kushtetutës së SHBA-së përcakton orientimin shtetëror se Kongresi nuk do të themelojë asnjë religjion dhe nuk…
    Tags: të, në, për
  • 95
    Ekspozitë emocionale e ka quajtur prezantimin e tij të parë në vendin e tij të lindjes, artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa. Lidhur me këtë projekt të madh artistik, Xhafa pati sot një paraqitje para publikut bashkë me kuratorin e ekspozitës së titulluar “Të dua pa e ditur”, raporton…
    Tags: të, në, për
  • 95
    Në kohën kur bota po përballet me koronavirusin COVID-19, shumica e njerëzve kanë nisur t’i kryejnë punët e tyre nga shtëpia. Por, kur kaloni orë të tëra ulur para kompjuterit, e sidomos në karrige që nuk janë anatomike, mund të ndikojë negativisht në shpinë. “Shumë njerëz nuk i kanë karriget…
    Tags: të, në, për
Comments