Kulturë

“Agnus Dei” e Memli Kelmendit, pjesë e festivalit vokal në Marsejë

Prishtinë, 2 gusht – Vepra e një kompozitori kosovar, që tashmë është interpretuar më shumë se 20 herë jashtë vendit, po vazhdon rrugëtimin. Kësaj radhe “Agnus Dei” e kompozitorit Memli Kelmendi, i cili njëherësh është edhe dirigjent i korit “Siparantum”, destinacion e ka Marsejën. Publiku parisien do të ketë rastin ta dëgjojë veprën e tij në kuadër të festivalit “Les Folles Journees Polyphoniques”, që këtë vit mbahet prej datës 3 deri më 5 të muajit gusht.

“Agnus Dei” do të interpretohet nga ansambli vokal “Sottovoce Ensemble”. Kjo nuk është hera e parë që Kelmendi bashkëpunon me këtë ansambël. Dy muaj më parë ansambli nxori në shitje albumin me titull “Horizons”, i cili përmban 18 kompozime të kompozitorëve të ndryshëm, të cilat janë interpretuar nga ansambli për t’u bërë më pas pjesë e CD-së. Në mesin e veprave është edhe vepra e Kelmendit, “Silentium Est Pax”, për të cilën operisti i njohur francez Till Fechner e ka cilësuar kompozitorin e ri kosovar mjeshtër të muzikës së sotme

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 76
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, për
  • 75
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 73
    Prishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre. Në këtë…
    Tags: të, për, që, ka, në
  • 68
    Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit. Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme…
    Tags: të, në
  • 68
    Fondacioni Biberaj përmes një njoftimi bën të ditur mbështetjen me 2.5 milionë dollarë amerikanë të programit MIP të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për të ndihmuar profesionistët shqiptarë që synojnë të ndjekin studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara. Fondacioni Biberaj, i themeluar dy vjet më parë, në 50-vjetorin e vendosjes së…
    Tags: të, në, për
Comments