Kulturë

“Agnus Dei”, fiton çmimin si filmi më i mirë në CIFF – Montreal

Në edicionin e vitit 2018 të Canada Indepedent Film Festival, i cili ka përfunduar mbrëmë në Montreal të Kanadasë, filmi kosovar “Agnus Dei” me skenar e regji të Agim Sopit, ka fituar çmimin e filmit më të mirë “Best Feature Film”.

Në festivalin që konsiderohet si ‘Top 100 festivalet më të vlefshme’ janë shfaqur filma nga SHBA, UK, Gjermania, Franca, Kroacia, Kina, Brazili, Serbia, Australia, Italia, Irani, Kosova, Rusia, Greqia, Holanda, Spanja… Filmi kosovar “Agnus Dei” është shfaqur në mbyllje të festivalit dhe është mirëpritur nga publiku në sallën e mbushur plotë në Cinema Park të Montrealit.
Në natën gala, në emër të ekipit të filmit Agnus Dei çmimin e ka pranuar Lorena Sopi. Juria pesë anëtarshe e udhëhequr nga kineasti kanadez David Leonard, ka shpallur fituesit e festivalit në disa kategori: Filmi më i mirë debytant është shpallur NOTURNO nga Eduardo Mattos, filmi më i mirë i shkurtër AN ANTERLIFE nga Jeremy Rigby, filmi më i mirë kanadez i gjatë ROAD TO TOPHET nga Steve Schmidt, filmi më i mirë i gjatë AGNUS DEI nga Agim Sopit, filmi më i mirë dokumentar VIF nga Didier Beringuer, filmi më i mirë i animuar TWICE UPON A TIME nga Vojin Vasovic, seriali më i mirë televiziv SHAKESPEAR REPUBLIC nga Sally Mclean…

Para dhjetë ditësh, filmi Agnus Dei ka fituar edhe çmimin e filmit më të mirë të gjatë –Përzgjedhje speciale /Best Feature – Special Mention/ në Edicionin annual tëGold Movie Aëards në Londër. Ky festival përzgjedh filmat nga e gjithë bota për çdo muaj dhe në fillim të çdo viti pasues realizon Edicionin annual të filmave më të mirë. Filmat e përzgjedhur gjatë edicionit të vitit kalendarik 2017 kanë kapur një numër rekord prej më shumë se 18.000 .

Me këto dy çmime të reja “Agnus Dei”, shënon 93 çmime ndërkombëtar të fituara nga më shumë se 200 festivale në të katër anët e botës.

Agnus Dei, shtjellon dramën e Petrit, një të riu rreth të tridhjetave, i cili bënë një jetë të dëshpëruarish me të ëmën Maria dhe burrin e saj Stojanin në një fshat në Serbi. Petri, ka lindur në Kosovë nga një ‘dashuri e ndaluar’ mes nënës së tij Maria dhe babait shqiptar Dinit. Petri, cytet nga e ëma dhe rrethi që të shkoj në luftën e Kosovës. Ai do të ikën nga lufta për në perëndim, por mobilizohet dhunshëm dhe rekrutohet në një njësit ushtarak në luftën e Kosovës. Në një aksion të përgatitur në shenjë hakmarrjeje, Petri vret babanë e vet Dinin, të cilin nuk kishte arritur asnjëherë ta njoh. Duke mos mundur të duroj krimet arbitrare në njësitin e tij, Petri dezerton nga ushtria. Ai merr me vete të bijën e Dinit, Marien dhe ikin. Gjatë një rrugëtimi të vështirë, kur ata ndiqen nga palët e armiqësuara, Petri dhe Maria bien në dashuri. Ata arrijnë të kthehen në shtëpinë e Petrit. Gjatë raporteve të tensionuara me të ëmën, Petri mëson se ka vrarë babanë e vet biologjik dhe se është dashuruar në motrën e vet. Duke mos mundur ta përballoj dramën e papritur, ai ia merr vetes jetën.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 79
    Më 28 janar të vitit 1936, 82 vite më parë, lindi poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare. Kadare lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela,…
    Tags: të, në, dhe, nga, më
  • 76
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike alarmon për nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë e veçmas në Prishtinë. Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës është zhytur në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole, i cili vërehet gjithandej. Sipas të dhënave të…
    Tags: të, dhe, në
  • 74
    Zoti si Bariu i Madh, gjithnjë kërkon delen e humbur; Si Zoti i shtëpisë, është në kërkim të monedhës së humbur; Ndërsa si një At, Ai pret dhe nuk kërkon asgjë… Sigurisht, nga pozicioni i Atit, Ai i njeh të gjithë bijtë e Tij. Durimi i Tij pret, ndërsa hiri…
    Tags: të, në, dhe
  • 74
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 73
    Mbase ju jeni si unë dhe gruaja ime Barbara. Shumë kohë para se të martoheshim menduam se çfarë do të ishte martesa. Ne sollëm me vete pritjet tona, të cilat shkaktuan zhgënjim në martesën tonë. Ndonjëherë çiftet martohen pa ditur çfarë të presin dhe sigurisht habiten kur zbulojnë se nuk e…
    Tags: të, në
Comments