Inkurajime

Ai na dëgjon!

Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Isaias, duke thënë «Shko dhe i thuaj Ezekias: Kështu thotë Zoti, Perëndia i Davidit, ati yt: E dëgjova lutjen tënde, i pashë lotët e tu; ja, do t’u shtoj pesëmbëdhjetë vjet ditëve të tua.

Sa dëshmi mahnitëse e lutjes së fuqishme dhe me potencial ndaj Perëndisë. Konteksti është që mbreti Ezekia është sëmurë.

Vargu 1 i kapitullit 38 thotë se ai është në pikën e vdekjes. Dhe kështu ai lutet që Perëndia ta shpëtojë nga vdekja dhe t’i japë atij më shumë jetë. Dhe Perëndia vjen tek ai dhe i thotë: “E dëgjova lutjen tënde, i pashë lotët e tu; ja, do t’u shtoj pesëmbëdhjetë vjet ditëve të tua.”.

Këtu ka shumë gjëra për të cilat mund të flasim, bazuar te kapitulli 38 i Isaias, por një nga gjërat që është mjaft e qartë është që, Perëndia i përgjigjet lutjeve tona, që Perëndia i dëgjon lutjet tona dhe që i përgjigjet lutjeve tona duke na treguar se lutja ka rëndësi.

Tani, vështirësia është kjo: Ka kohë kur mund të lutemi kështu. Në mendje kam kohët kur në jetën time, në jetën e miqve të mi, në jetën e anëtarëve të familjes time, jam lutur për shërim, jam lutur për më shumë jetë për njerëzit dhe Perëndia nuk e ka dëgjuar lutjen time.

Ne jemi lutur me lot për më shumë jetë dhe Perëndia nuk ka dëgjuar. Dhe kështu, pa dyshim që ka rrethana, shpesh herë do të thosha, ku ne mund të lutemi për gjëra dhe Perëndia mund të mos përgjigjet në këtë mënyrë. Por e gjithë tabloja që shohim në Shkrim është që ne duhet të lutemi, është mirë që të lutemi me siguri të plotë. E para, duhet të lutemi me sigurinë e plotë që Perëndia është gjithmonë duke na dëgjuar. E dyta, duhet të lutemi me sigurinë e plotë që lutjet tona kanë rëndësi, që Perëndia i përgjigjet lutjeve tona, që lutjet tona kanë ndikim te gjërat në botë, në jetën tonë dhe në jetët e njerëzve përreth nesh.

Dhe po, gjërat mund të mos ndodhin gjithmonë në mënyrën që ne do të donim të ndodhnin ose saktësisht siç ne do të kërkonim, por kjo është ajo që na tregohet te Isaia, që ne i besojmë Perëndisë. Ne i besojmë mirësisë së Perëndisë. Ne i besojmë hirit të Perëndisë, drejtimit sovran të Perëndisë. Askush prej nesh nuk është i përsosur. Askush prej nesh nuk ka urtësi absolute. Ne nuk e dimë se cila është më e mira.

Është mirë që ndërsa lutemi, t’i lutemi Perëndisë që e di cila është më e mira, Perëndisë të Cilit mund t’i besojmë, i Cili di më shumë se sa dinë mendjet tona të vogla, për të mirën tonë dhe për lavdinë e Tij, që qëllimi i Tij përfundimtar të përmbushet në botë.

Ndaj ne lutemi, Perëndi, që të na ndihmosh të kemi besim në lutje. Na ndihmo tani të besojmë dhe të kuptojmë që Ti po na dëgjon. Sa mendim madhështor! Perëndi, ne nuk po themi thjesht disa fjalë dhe nuk po flasim fjalë në ajër. Tani ne jemi duke folur me Ty, me Perëndinë e universit. Ti na dëgjon dhe i përgjigjesh lutjeve tona. Asnjë nga lutjet tona nuk shkon dëm.

Perëndi, ndërsa lutemi për gjërat në jetën tonë sot, ndërsa lutemi për gjërat në jetët e njerëzve të tjerë sot, na ndihmo të kemi besim në lutje, besim që Ti dëgjon dhe përgjigjesh sipas urtësisë Tënde. Ne të lavdërojmë për atë urtësi, Perëndi. Ne rrëfejmë që nuk e kuptojmë gjithmonë pse Ti i përgjigjesh disa prej lutjeve në mënyrën që kemi kërkuar dhe nuk i përgjigjesh disa lutjes në mënyrën që kemi kërkuar, edhe pse me lot.

Por Perëndi, ne lutemi të na ndihmosh të besojmë në Ty. Dhe lutemi, Perëndi, që kur Ti përgjigjesh në mënyra që janë ndryshe nga ajo që kemi kërkuar, ne lutemi që të na ndihmosh të vazhdojmë të besojmë në Ty. Ne lutemi që të mos lejosh që ky të bëhet një justifikim ose madje tundim që ne të mendojmë se lutja nuk ka rëndësi. Na ndihmo të besojmë se lutja ka rëndësi, se procesi për të besuar te Ti është si t’i lutemi Atij që na dëgjon dhe përgjigjet sipas asaj që është më e mira për popullin Tënd dhe për lavdinë e emrit Tënd.

Ne të lavdërojmë dhe të adhurojmë për privilegjin e lutjes. Në emrin e Jezusit, amen

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Vetëm Perëndia e meriton lavdinë.“Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t’ia jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura.” Kuptimi i Isaias 42, vargu 8, është pa dyshim i qartë. Vetëm Perëndia e meriton lavdinë. Nuk ka perëndi të tjera në botë. Ai është i vetmi Perëndi…
    Tags: të, që, në, ne, është, dhe, për, mesazh, inkurajime
  • 94
    I DENJË PËR FALENDERIM!Çfarë thoptë Bibla për falënderimin? Perëndia bekohet dhe nderohet, sepse një jetë falënderuese është shenjë e një besimtari që njeh karakterin e Perëndisë, veçantinë dhe madhështinë e Tij. Zoti është dhënësi i çdo gjëje të mirë dhe Ai është i denjë për falënderim. Meqenëse cilësitë e Perëndisë nuk janë të…
    Tags: të, dhe, është, që, për, në, mesazh, inkurajime
  • 94
    Ungjilli- lajmi i mirë!Veprat e Apostujve, kapitulli 16, vargu 14, na thotë se cfarë ndodhi, pasi Pali ndau Ungjillin anës lumit, në Filipi. Vargu 14 thotë: “Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën…
    Tags: të, që, dhe, ne, në, për, mesazh, inkurajime
  • 93
    Nevoja jonë e përditshme për të adhuruar dhe shërbyer Zotit!Në pjesën e Torahut të kësaj jave mësojmë për punën dhe veshjet e priftërinjve (Kohanim). Çdo ditë, Kohanimët do të sakrifikonin “ofrimin e vazhdueshëm ose në hebraisht  תָמִיד ṯāmīḏ;”. “Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë (ṯāmīḏ). Njërin prej qengjave do ta…
    Tags: të, në, për, që, dhe, mesazh, inkurajime
  • 92
    Udhëheqje frymërore!Gratë më pyesin vazhdimisht “ Si t’ia bëj që burri im të kuptojë përgjegjësinë për të udhëhequr frymërisht familjen tonë?  Tani dua t’u flas pak burrave. Të udhëheqësh nuk do të thotë vetëm t’u lexosh fëmijëve historitë e Biblës. Mësimi dhe lutja bashkë me ta është një pjesë e rëndësishme,…
    Tags: të, për, është, në, dhe, që, mesazh, inkurajime
Comments