Kulturë

“Ajo” nga Kosova shëtit botën me festivalin kualifikues për “Oscar”

Maratona dhjetëditore në gjashtë kontinente me shfaqje të filmash ka filluar. Rreth 350 qytete do të bëhen nikoqire të shfaqjes së finalistëve të festivalit “Manhattan Short”. Në mesin e tyre është edhe drama e regjisores kosovare More Raça, “Ajo”.

Ky festival, i cili sivjet shënon edicionin e 21-të, e nisi këtë rrugëtim të enjten. Pos filmit nga Kosova, në nëntëshen e filmave finalistë janë edhe produksione nga Austria, Kanadaja, Gjermania, Hungaria, Zelanda e Re, ShBA-ja dhe Britania e Madhe. Ata janë përzgjedhur nga 1 mijë e 565 filma konkurrentë nga 73 shtete.

Filmi i saj trajton një temë të ndjeshme që flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar veten dhe nënën e saj. Aty luajnë Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora dhe Bekim Mulaj. “Ajo” është prodhim i shtëpisë filmike “Arena”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 90
    Përmbledhja me poezi e titulluar “Negative Space” nga shkrimtarja Luljeta Lleshanaku dhe e përkthyer nga Ani Gjika, botuar në Angli dhe në SHBA gjatë vitit të kaluar është përzgjedhur si një nga katër librat finalistë për çmimin Ndërkombëtar GRIFFIN në Kanada. Më herët kjo përmbledhje poezish është vlerësuar me çmimin…
    Tags: të, dhe, në, është, një, për, nga
  • 89
    Vdekja e Jezusit është ndër ngjarjet më të përfolura ndonjëherë, si dhe një ndër faktet historike më fascinuese. Madje edhe kritikët më të mëdhenj e pohojnë se vdekja e Jezusit në duart e ushtarëve romakë është një fakt i padiskutueshëm historik. Por pse u dënua Jezusi nga Nazareti me vdekje?…
    Tags: të, dhe, për
  • 86
    Krishtlindja është si një festë e shenjtë fetare dhe një fenomen global kulturor dhe komercial. Për dy mijëvjeçarë, njerëzit në mbarë botën e kanë vëzhguar atë me tradita dhe praktika të cilat janë të natyrës fetare dhe sekulare. Të krishterët festojnë Ditën e Krishtlindjeve si përvjetorin e lindjes së Jezusit…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 83
    Në duart e Nënës Tereze kam përjetuar dhe shprehur bashkëpunimin mes Zotit dhe njeriut”. Don Lush GJERGJI Kaluan- të mos them, “fluturuan” dymbëdhjetë vite nga kalimi në amshim i Mikut, Vëllait, Krijuesit, Skulptorit, Artistit të mirënjohur dhe të dashur, prof. AsimLokaj. Kujtimi për të, zgjon në mua shumë ndjenja, përjetime,…
    Tags: dhe, të, në
Comments