LAJMET E FUNDIT

Aksioni për pastrimin e Kosovës filloi në Prishtinë

Për të gjashtin vit me radhë, ka filluar nisur aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”, ku gjatë ditës pritet të marrin pjesë mbi 50 mijë vullnetarët, të cilët do të angazhohen për pastrimin e rreth 200 deponive ilegale të mbeturinave.

Hapja zyrtare e aksionit të sotëm u bë në një deponi ilegale të mbeturinave, e cila gjendet afër varrezave në lagjen “Arbëria” të kryeqytetit.Koordinatori i Organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, ka shprehur shqetësimin e grupit për problemet e mjedisit me të cilat po përballet Kosova.

“Qytetarët duhet të jenë më të përgjegjshëm dhe vetëdijshëm se ata duhet të kujdesen për mjedisin. Po ashtu, institucionet kanë nevojë që të jenë më të vëmendshëm dhe përgjegjshëm karshi kësaj çështje. Po them kështu, sepse këtu ku jemi po të ishin më të vëmendshëm inspektorët dhe Policia gjendja nuk do të ishte kështu”, ka thënë Hasanaj.

Ai u nda i kënaqur që mijëra vullnetarë i janë përgjigjur aksionit të 24 majit edhe për këtë vit. Në anën tjetër, ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, tha se po mbështesin aksionet e Organizatës “Let’s Do It Kosova” për largimin e mbi 200 deponive ilegale të mbeturinave.

“Sot është një ditë që na kujton ngritjen e vetëdijes karshi çështjeve mjedisore. Ruajtja e mjedisit është obligim moral e ligjor për të gjithë”, tha ministri Shala. Për realizimin e aksioneve të sotme, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar personel dhe makineri, ndërsa u shprehën të gatshëm për përkrahjen e iniciativave të tilla në të mirë të vendit.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 82
    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën ne IHRC (International Human Rights Commission) Elvana Shala në kuader të fushatës vetedijesuese #NjëFijeDritë kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka vizituar për gjatë shumë muajve të gjitha organizatat në të gjitha qtytetet që merren me të drejtat…
    Tags: të, për
  • 82
    Në Kosovë ende shkelen të drejtat e fëmijëve, në mënyrë të veçantë kategorive me nevoja të veçanta, viktimave të abuzimit me substanca narkotike dhe atyre që në mungesë të kujdesit prindëror u mungon kujdesi institucional. Vlerësimi për trajtimin jo të mirë të fëmijëve është dhënë nga ekspertët në Ditën e…
    Tags: të, për
  • 81
    Prishtinë, 19 maj – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nënshkruar në emër të Qeverisë, Memorandumin me Bashkimin Evropian, përkatësisht Zyrën e BE-së në Kosovë, i cili ka për qëllim monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit nga një mision vëzhgues shumë…
    Tags: të, për
  • 80
    Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë , Ruud Vermeulen, ka kërkuar maturi në zotime fiskale. “Tani, është e rëndësishme që të sigurohen veprime të fuqishme të politikave, duke përfshirë disiplinë fiskale, meqë ato janë thelbësore për të përshpejtuar konvergjencën…
    Tags: të, për
  • 77
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga Kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim…
    Tags: të, për
Comments