Kulturë

Alban Muja përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias

Pas propozimit të komisioneres së Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, Arta Agani, njëherësh drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë vendim që artisti Alban Muja të prezantojë Kosovën në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias që do të mbahet në vitin 2019 nga 11 maj deri më 24 nëntor, ka konfirmuar MKRS-ja përmes faqes zyrtare.

Me këtë rast, Gashi tha se prezantimi i Kosovës në këtë ngjarje përmes Alban Mujës, është tejet i rëndësishëm dhe Kosova do të ketë një prezantim të suksesshëm në këtë edicion të vitit të ardhshëm.

Ministri po ashtu tha se e vlerëson pjesëmarrjen e Alban Mujës në ekspozita dhe festivale të ndryshme jashtë vendit.

“Artisti Alban Muja, i cili do të prezantojë Kosovën në Bienale, është emër i afirmuar edhe në skenën botërore të artit. Puna e Mujës është ekspozuar gjerësisht në festivale të ndryshme, panaire arti, ekspozita grupore dhe solo”, tha Gashi.

E artisti Muja përmes profilit të tij në Facebook ka thënë se është i nderuar që do ta përfaqësojë Kosovën në edicionin e 58-të të Bienales.

“I nderuar që jam zgjedhur për të përfaqësuar Pavijonin e Kosovës në edicionin 58 të Bienales së Venedikut”, ka shkruar Muja.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi në kuadër të një vizite studimore të gjyqësorëve të shteteve të ballkanit perëndimor, po qëndron në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit të Portugalisë në përkrahje për reformat gjyqësore në shtetet e Ballkanit Perëndimor, njofton kumtesa, transmeton Koha.net. Vizita ka për synim…
    Tags: të, në
  • 100
    Dimër i gjatë mund të llogaritet ai midis viteve 1926 e 1927 sa i përket krijimtarisë së kompozitorit austriak Franz Schubert. Por në një tjetër aspekt mund të ketë qenë i shkurtër për të. Ishte dimri i parafundit që e jetonte. Në nëntor të vitit 1928 ai vdiq në Vjenë…
    Tags: të, në
  • 100
    Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje. Vetëm pasi që Thaçi të…
    Tags: të, në
  • 100
    Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, Drejtoria e Turizmit dhe e Zhvillimit Ekonomik të enjten ka bërë hapjen e punëtorisë së filigranit, duke e konsideruar atë artizanat të vlefshëm të qytetit. Përmes kësaj punëtorie, gjeneratat e reja do ta kenë mundësinë që të trajnohen dhe të mësojnë…
    Tags: të, në
  • 100
    Në kuadër të programit special të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar Anibar, ju sjellim prezantimin e regjisores Luce Grosejan nga Franca, e cila do të prezantojë lidhur me temën “Vizioni i femrës për seksin në animacion”. Kinemaja, interneti, gjegjësisht bota në të cilën jetojmë, ka mbuluar…
    Tags: në, të
Comments