Kulturë

“Albumi familjar” me rrëfimin e luftës edhe në Budapest

Muzeu i artit bashkëkohor “Ludwig Museum” në Budapest, prej 18 shkurtit do ta shpalosë rrëfimin artistik për luftën e fundit në Kosovë. Përgatitjet tashmë kanë filluar, shkruan sot Koha Ditore.

E gjithë historia e refugjatëve do të përthekohet me ekspozimin e veprës “Albumi familjar” të artistit Alban Muja. Është vepra e cila vitin e kaluar përfaqësoi Kosovën në edicionin e 58-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia.

“Family Album” nga qyteti italian me elemente të njëjta, por me koncept tjetër kuratorial, do të shfaqet në kryeqytetin e Hungarisë. Projekti, sipas artistit Muja, ishte menduar që në fillim që të krijohej i tillë që të shëtiste nëpër vende të ndryshme, duke vënë vrojtuesit përballë një realiteti që ka ndodhur në Kosovë, por që rezonon mjaft mirë me situatat e refugjatëve kudo në botë. Pas ekspozitës njëmujore, “Albumi familjar” do të bëhet pjesë e koleksionit të Muzeut.

Tri fotografi të shkrepura në kohë lufte, katër personazhe dhe një përjetim personal i artistit Muja përthekojnë veprën “Family Album”. Në formën e videoinstalacioneve Muja zbërthen prapaskenat e tri imazheve më të fuqishme që u bënë sinonim i dhimbjes së refugjatëve në luftën e viteve 1998-1999. Pikënisje e artistit është një fotografi e tij si refugjat, në të cilën shihet në afërsi të ish-kryeministrit spanjoll, Jose Maria Aznar.

Ato bashkohen edhe me imazhet e realizuara para dy dekadash të nënës Sherife Luta me vajzën e saj në krah, Besën, atëherë foshnje, e babait të përlotur Xajë Mustafa, që mban në dorë fotografitë e dy fëmijëve të tij, Besimit dhe Jehonës, për të cilët nuk e di se a janë gjallë, dhe fotografia e djaloshit mes telave gjemborë, Agim Shala, të cilin e bartin familjarët nga njëra anë në tjetrën. Personazhet e këtyre fotografive sot janë të gjithë të rritur dhe Muja i rikthen edhe një herë në vëmendjen e opinionit publik nëpërmjet videove. Besa, Besimi e Jehona dhe Agimi tregojnë çfarë ata dinë për fotografitë dhe luftën. © KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Projekti i artistes Rudina Xhaferi pranohet në Fashion Film Festival ChicagoNë jetë gjithçka mund të kthehet në art, por jo gjithkush mund ta bëjë një gjë të tillë. Është artistja Rudina Xhaferi ajo e cila arrin që çdo gjë ta trajtojë në këtë mënyrë. Veshjet të cilat i krijon ajo nuk janë në trend dhe nuk mund t’i shohësh askund…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Shqiptarët në Nju Jork ruajnë traditat nga vendi i origjinës përmes këngës e folkloritEdhe pse larg vendlindjes, komuniteti shqiptar në Nju Jork ruan me zili vlerat e kombit. Dëshmi për këtë është festivali shqiptar në këtë qytet amerikan, që çdo vit për gati tre dekada sjell këngë e valle folklorike. Festivali i 29 shqiptar në Nju Jork, solli program të pasur kulturor. Ky…
    Tags: të, në, që, dhe
  • 100
    Mbi 260 filma sivjet në DokuFestEdicioni i 17-të i festivalit të filmit që mbahet parvjetshëm në Prizren “ DokuFest”, këtë vit do të mbahet në datat 3-11 gusht. Drejtoresha e këtij festivali, Nita Deda, në konferencën e parë për media të këtij edicioni, ka shpalosur informacione rreth programit të festivalit që këtë vit trajton si…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Teatri i sotëm s’mjaftohet vetëm me dramë, aktorë e regjiNë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës të mërkurën është mbajtur simpoziumi shkencor ndërkombëtar, “Filozofia dhe teatri: raportet e teatrit bashkëkohor me teatrin modern”. Nën organizimin e këtij institucioni, me këshill organizues të përbërë nga Rexhep Ismajli, Eqrem Basha e Muhamedin Kullashi, studiues vendorë e ndërkombëtarë kanë shpalosur prezantimet…
    Tags: në, të, që, dhe
  • 100
    Arjeta Dhima, ventrilokuistja e parë shqiptare befason SHBA-tëAjo është ventrilokuistja e parë në Shqipëri. Në fakt, në të gjithë globin janë shumë pak ventrilokë që kanë aftësinë të ushtrojnë këtë art, që është po aq i lashtë sa dhe Greqia Antike. Artistja që e do fort punën e saj është jo vetëm profesioniste në atë që bën,…
    Tags: të, në, dhe, që
Comments