LAJMET E FUNDIT

Ambasadori Delawie vizitoi Kishën Protestante

Ambasadori amerikan z. Greg Delawie, sot me bashkëpunëtorët e tij, bëri një vizitë lamtumirëse në selinë e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK), në Prishtinë, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Republikën e Kosovës. Ambasadorin e priti kryetari i KPUK pastor Femi Cakolli së bashku me ish-kryetarin pastor Driton Krasniqin dhe pastorë të tjerë të komunitetit protestant të Kosovës.

Përgjatë këtyre tri viteve ambasadori Delawie ka qenë disa herë në vizita tek komuniteti ynë, prandaj në shenjë të mbështetjes dhe përkrahjes së tij kryetari Cakolli i dha një mirënjohje ambasadorit amerikan për rolin dhe kontributin tij të dëshmuar për zhvillimin e demokracisë, lirisë fetare dhe barazisë, kudo në shoqërinë kosovare.

Zyra e Informimit
Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 83
    Diplomati i karrierës, eksperti i Kosovës, Ballkanit edhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Shaban Murati botoi librin “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, gjatë një ceremonie të enjten në Tiranë. Në këtë libër, siç raporton ATSH, përfshihen analiza të mirëfillta diplomatike për Kosovën, të cilat janë shkruar gjatë 10 viteve, që nga krijimi…
    Tags: të, në, dhe, kosovës, për, një
  • 81
    Krishtlindja është si një festë e shenjtë fetare dhe një fenomen global kulturor dhe komercial. Për dy mijëvjeçarë, njerëzit në mbarë botën e kanë vëzhguar atë me tradita dhe praktika të cilat janë të natyrës fetare dhe sekulare. Të krishterët festojnë Ditën e Krishtlindjeve si përvjetorin e lindjes së Jezusit…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 79
    Willem Poelstra ishte fjalëpak, por në të njëjtën kohë jashtëzakonisht i lidhur me subjektet e fotografive të tij dokumentare. Ai vdiq në Amsterdam në moshën 62-vjeçare. Në njërën prej fotografive të opusit të gjerë të fotografit paraqitet një çift i rëndomtë në Kosovë. Personazhet janë të ulur në divan, janë…
    Tags: të, në, dhe, tij
  • 76
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
Comments