Anemia gjatë shtatzanisë!
Anemia gjatë shtatzanisë është mjaft e shpeshtë. Ajo vërehet në mbi 40% të grave shtatzëna. Gjinekologu i mirënjohur shqiptar, Shkëlqim Balili thekson rëndësinë e kontrollit të gjakut që në fazën e prekoncepsionit, po ashtu edhe gjatë shtatzanisë. Në një intervistë dhënë për TV7 Albania, Balili thekson se mbetet i rëndësishëm përdorimi i sumplementeve që përmbajnë Hekur, Vitaminë B12, Acid Folik. Të gjitha këto sipas tij, jepen nën këshillën dhe rekomandimin e mjekut.
Gjatë shtatzanisë anemia mund të përcaktohet si anemi pre-egzistuese dhe gruaja mbetet shtatzanë. Anemia në vendin tonë është shumë e përhapur dhe kjo mund të ketë shkak mungesën e hekurit, mumngesën e marrjes së ushqimeve me hekur, dietën e varfer, kequshqyerjen. Kjo mbetet karakteristikë e vendeve të Botës së Tretë.
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e anemisë mund të jetë shtatzani e mëparshme e vështirë, me ndërhyrje instrumemtale, me forcepse, operacione apo patologji të lindjeve. Këto shoqerohen më humbje të gjakut, atonia, subatonia në shumë gra të cilat kanë lindur disa herë, humbet aftësia kontraktuese e uterusit. Në lindjen normale sapo fëmija lind, uterusi nxjerr placentën dhe kontraktohet menjëherë. Ndërhyrjet, lindjet artificiale, lindjet instrumentale, lindjet e shpeshta(afërsia)bëjnë që organizmi të ndikojë. Lindjet e shpeshta në shqipëri kanë qënë shkak kryesor i anemisë, lidhur me edhe mënyrën e jetesës apo kushteve që kanë pasur. Momentet e anemisë duhet trajtuar që në fillim. Sumplementi merret në mënyrë sistematike dhe trupi kërkon kohë për ta absorvuar. Ndaj mbetet me rëndësi sistematika, një ndjekje në dinamike shkencore e cila bëhët që të rikorigjohet ky “problem”.”.
Related Posts
- 91Konjuktiviteti është një infeksion që prek indet rreth syrit ose kapakët e tij. Këto gjendje inflamatore janë mjaft të shpeshta dhe ngjitëse, ndaj duhet të trajtohen me shumë kujdes. Për të folur për konjuktivitet ose infeksionet e syrit, mjekja Nora Burda gjatë një intervistë për TV7 Albania, informon rreth llojeve të…
- 89Dieta ketogjenike është një regjim ushqimor me pak karbohidrate, me shumë yndyra të mira dhe me proteina të moderuara. Është një dietë efikase jo vetëm në rënien nga pesha por ndihmon dukshëm në sëmundjen e Epilepsisë, Alzheimerit, Parkinsonit, Migrenës, sëmundjet kardio-vaskulare, dislipidemitë dhe diabet. Në një intervistë për TV7 Albania, nutricionistja…
- 89Komplikacionet e gripit tek fëmijët, mjekja ndan këshilla të rëndësishme për prindërit Gripi paraqet një sëmundje akute të rrugëve të frymëmarrjes të cilën e shkakton virusi i influencës të tipit A dhe B, që zakonisht paraqitet në numër të madh ose në formë epidemie gjatë periudhës së dimrit. Në këtë…
- 88Shumica e njerëzve sot jetojnë në një lumë radiofrekuencash të emetuara nga teknologjitë me valë të të gjitha llojeve, nga telefonat inteligjentë tek tabletët, monitorët e bebeve, televizorët, pajisjet smart dhe shumë të tjera. Sipas ekspertëve, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këyre pajisjeve, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin…
- 88Osteoartriti cilësohet si sëmundja reumatizmale më e shpeshtë që prek artikulacionet dhe shkakton vështirësi në lëvizje. Diagnostikimi në kohë dhe trajtimi i duhur janë të rëndësishme për të parandaluar ndërlikimet që mund të çojnë drejt invaliditetit. Në një intervistë për TV7 Albania, Jorida Kuçaj, mjeke reumatologe jep shpjegime rreth kësaj patologjie,…