LAJMET E FUNDIT

Apostolova dhe Veseli bëjnë thirrje për votim të demarkacionit

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është pritur në një takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Pas takimit, Apostolova ka thënë se ditëve të fundit janë ndërmarrë dy hapa të rëndësishëm për demarkacionin.

“I pari, deklarata e presidentëve dhe e dyta marrëveshja mes pothuajse të gjitha partive, që mbështesim ratifikim e demarkacionit. Është afër që të zgjidhet dhe me rëndësi që votimi të bëhet nesër. Duhet të vazhdohet me luftën kundër korrupsionit, por demarkimi është hapi para për liberalizim. Mos e humbni rastin për ta ratifikuar demarkacionin. Na ndihmoni në mënyrë që ne të mund t’u ndihmojmë”, tha Apostolova, raporton “Koha Ditore”.

Ndërkaq, Kadri Veseli tha se Kosova nuk do të humbë më raste për liberalizim të vizave për qytetarët e vendit.

“Jemi të orientuar drejt BE-së dhe do të përmbushim çdo kriter. Liberalizimi duhet të ndodhë, në të njëjtën kohë edhe demarkacioni do të votohet. Qytetarët presin dhe ne do ta sjellim lajmin e mirë nesër duke e votuar Marrëveshjen. Kemi bërë shumë për të arritur konsensusin. Kur t’i përmbushim obligimet tona presim përkrahjen e BE-së. Nuk duhet të vonohemi as të humbim raste më tej. Patriotizëm orientimi për perëndim. Kush është për ta zvogëluar prezencën e Rusisë dhe të forcojmë lidhjen me perëndimin, duhet të votojë nesër”, theksoi Veseli.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Vdekja e Jezusit është ndër ngjarjet më të përfolura ndonjëherë, si dhe një ndër faktet historike më fascinuese. Madje edhe kritikët më të mëdhenj e pohojnë se vdekja e Jezusit në duart e ushtarëve romakë është një fakt i padiskutueshëm historik. Por pse u dënua Jezusi nga Nazareti me vdekje?…
    Tags: të, dhe, për
  • 95
    Pas afër 5 viteve të negociatave mes Shoqatës për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave APIK dhe mediave, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është nënshkruar sot marrëveshja për tarifat e përgjithshme që duhet të paguajnë mediet, përkatësisht televizionet dhe radiot, për shfrytëzimin e muzikës si lëndë e mbrojtur me…
    Tags: të, për
  • 93
    “Grupi KOHA” fton gazetarët e mediave të shkruara që të konkurrojnë për Shpërblimin për gazetari “REXHAI SURROI” 2018 Afati mbyllet më 1 nëntor Në shenjë respekti dhe kujtimi të gazetarit, shkrimtarit, politikanit dhe diplomatit kosovar, “Grupi KOHA” fton të gjithë autorët dhe gazetarët e interesuar që të garojnë për Shpërblimin “Rexhai…
    Tags: të, për
  • 91
    Skulpturat lëvizëse bëhen formë e narracionit të së kaluarës në rrënojat e objektit të braktisur. Ringjallin trashëgiminë shpirtërore dhe arkitektonike të një fshati të vogël, por me histori të madhe. Një numër i madh i njerëzve, në mesin e tyre banorë të fshatit Runik, dhe pjesa tjetër të ardhur nga…
    Tags: të, për, dhe
  • 91
    Festivali më i madh ndërkombëtar “UNUM” do të mbahet për herë të parë në Shqipëri, derisa plazhi i bukur i Shëngjinit do të jetë hapësira ku do të organizohen aktivitetet e shumta të këtij festivali. Festivali do të zgjasë 4 ditë, dhe do të vendoset tek “Rana e Hedhun” në…
    Tags: të, dhe, për
Comments