Kulturë

Arta Dobroshi në kërcim për paqe takon historinë e “Prague 68”

Prishtinë, 24 maj – “Le t’i japim paqes një shans”, ka qenë fjalia e cila më së miri e përkufizoi qëllimin e ekspozitës e hapur të mërkurën pasdite në bibliotekën kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” Me fjalët e ambasadorit të Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy, dhe mesazhet e fuqishme të aktores kosovare Arta Dobroshi për paqe, u bë hapja e ekspozitës “Prague 68”.

Fotografitë e vendosura në korridorin e bibliotekës kanë sjellë dëshmi që dokumentojnë intervenimin ushtarak sovjetik në Pragë para 50 vjetësh. “Prague 68” sjell imazhet bardhezi të fotografit të njohur çek Oldřich Škácha, të cilat vijnë në versionin bardhezi. Ato “takohen” me ato të realizuara nga njerëz të ndryshëm, në të cilat Dobroshi kërcen në ajër me mesazhin për paqe në botë. Janë me ngjyra.

Kësisoj nën konceptin kuratorial të Silhavyt, këto fotografi i shpalosen publikut krahas njëra-tjetrës. Fotografi të tankeve, protestave, objekteve të rrënuara qëndrojnë poshtë, derisa sipër tyre shihet Dobroshi duke kërcyer me personalitete të ndryshme të politikës, fëmijë nëpër shkolla, refugjatë e familjarë, duke kërcyer. Në këtë formë është bërë ballafaqimi i një të kaluare të hidhur të shtetit të Çekisë. Çekosllovakia e atëhershme, në 21 vjetët e ardhshëm, ra nën regjimin e rreptë totalitar të kontrolluar tërësisht nga Moska. Më 2018 është 50-vjetori i okupimit ushtarak të Çekosllovakisë

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Filmi “Nëntor i ftohtë” i regjisorit kosovar Ismet Sijarina ka marrë Mirënjohjen Speciale të Jurisë në festivalin e filmit “GoEast”, në Wiesbaden të Gjermanisë. Ky është çmimi i tretë me radhë që rrëmben ky film, i cili javën që vjen do ta vazhdojë rrugëtimin në Linz dhe Vjenë të Austrisë.…
    Tags: të, në
  • 100
    Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, kanë miratuar propozimin e kryetarit Mytaher Haskuka për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave në pronësi komunale me qëllim të bartjes së një pjese të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qytetin e vjetër. Kësisoj me shumicë votash KK-ja e…
    Tags: të, në
  • 100
    Ne vazhdimisht në ditët e sotme shpërqendrohemi dhe  nxitojmë të bëjmë gjëra të tjera ndërsa hamë. Kërkimet kanë treguar se problemet me shëndetin, dhembja dhe ankthi, e madje edhe depresioni  mund të vijnë për shkak se ne nuk i bëjmë më gjërat gjatë ditës duke u dhënë rëndësinë e duhur.…
    Tags: të, në
  • 100
    Më 27 shkurt të vitit 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”, e cila u botua me nismën e atdhetarëve Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës. Ishte një nga veprimtaritë më të rëndësishme të patriotëve shqiptarë të Stambollit, të cilët më 12 tetor 1879 themeluan “Shoqërinë e…
    Tags: të, në
  • 100
    Në kuadër të programit special të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar Anibar, ju sjellim prezantimin e regjisores Luce Grosejan nga Franca, e cila do të prezantojë lidhur me temën “Vizioni i femrës për seksin në animacion”. Kinemaja, interneti, gjegjësisht bota në të cilën jetojmë, ka mbuluar…
    Tags: në, të
Comments