Kulturë

Arta Ramadani: Dinjiteti vjen para karrierës

Arta Ramadani ka ardhur në moshën e adoleshencës në Gjermani. Sot ajo punon prej dhjetë vjetësh si redaktore në ZDF. Sivjet ajo pati debutimin e saj si autore me romanin “Rrugëtimi drejt puthjes së parë”.

Arta Ramadani ka ardhur në moshën e adoleshencës në Gjermani, për të shpëtuar nga lufta e Jugosllavisë dhe prej dhjetë vjetësh punon si redaktore në ZDF, kur ka bërë me qindra reportazhe dhe portretuar shumë njerëz, ndër ta edhe superyllin e muzikës pop, Dua Lipa. Sivjet ajo ka botuar debutimin e saj si romanciere. Romani “Die Reise zum ersten Kuss” (Drava 2018 ) (Rrugëtimi drejt puthjes së parë) është një roman për të rinj dhe flet për historinë e një vajze të re nga Kosova që në vitet ’90 vjen si refugjate në Berlin. Më 26 tetor ajo e prezantoi librin në Berlin para një publiku gjermano-shqiptar në ambientet e Ambasadës së Kosovës. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të serisë së aktiviteteve me rastin e 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë dhe titullohej “Blick von Außen / Vështrim nga Jashtë”. Përveç Arta Ramadanit me vështrimin kosovar mbi Gjermaninë, të pranishmit patën rastin të nijiheshin edhe me vështrimet gjermane mbi Kosovën nga një ekspozitë me fotografi nga Kosova e dy fotografëve gjermanë, Corinne Holthuizen dhe Axel von Hoerschelmann. Në intervistë për Deutsche Welle-n Arta Ramadani flet për përvojën e saj si adoleshente nga Kosova në Gjermani, për lidhjet e saj me Kosovën dhe për qëndrimin e saj ndaj seksizmit.

Si u bë Arta Ramadani shkrimtare?

Si fëmijë kam pasur shumë fantazi dhe kam shkruar. Por shkrimet nuk i kam marrë kurrë seriozisht. Por dy momente kanë qenë vendimtare: Kur erdha në Gjermani dhe u thosha nxënësve se jam nga Kosova, ata nuk e dinin se as nga binte Kosova në hartë. Aty u çudita shumë dhe fillova të mendoja se përse ka në botë kombe të rëndësishme dhe kombe të parëndësishme. Dhe momenti i dytë ka qenë, kur mësova se im atë ka qenë i burgosur politik. Atëherë thashë se duhet të shkruaja diçka për Kosovën. Nuk doja të shkruaja një libër historik e të thatë, por një libër që të kishte edhe elementin argëtues por edhe përmbajtje e informacion.

-Çfarë të tërheq te të shkruarit?

A.Ramadani: Nuk më intereson të jem e famshme, më tërheq procesi i punës. Më pëlqen të jetoj në një shoqëri ku njerëzit japin një kontribut për bashkëjetesën. Dhe ky është kontributi im.

-Cili ka qenë kontakti me publikun shqiptar?

A.Ramadani: Rezonanca te shqiptarët ka qenë shumë e vogël. Më e madhe ka qenë rezonanca e medias së këtushme. Libri është gjermanisht, shqiptarët nuk e kanë lexuar. Mu bë qejfi shumë kur Ambasada e Kosovës më thirri për ta prezantuar me rastin e dhjetëvjetorit të marrëdhënieve zyrtare mes Gjermanisë dhe Kosovës. Dhe e kam marrë me qejf, sepse libri im është një letër dashurie për Kosovën nga Gjermania.

-Romani është shkruar në vetën e parë, personazhi kryesor i tij është Era, që vjen nga Prishtina në Gjermani, sikurse edhe vetë autorja, në moshën e adoleshencës. Ju keni ardhur atëherë në Mannheim, kurse Erën e keni vendosur në Berlin. Përse pikërisht në Berlin?

A.Ramadani: Për mua ka qenë me rëndësi që të bëja një dallim mes Erës dhe jetës sime pesonale. Ka disa gjëra që janë të përbashkëta, por unë nuk jam Era. Era ka lindur nga fantazia ime personale. Por prapëseprapë ka disa paralele, sepse babai i saj është aktivist politik, edhe ajo u rrit me një frymë shumë humaniste edhe ajo është një vajzë shumë e gjallë dhe i do shumë njerëzit. Prandaj kam vendosur që vendi i ngjarjes të ishte Berlini. Dhe ky është qyteti më i përshtatshëm për personazhin e Erës. Berlini është një qytet shumë i hapur, aty ti mund të jesh vetvetja.

-Cila është e përbashkëta mes Erës dhe Artës?

A.Ramadani: Era është shumë e gjallë, i do njerëzit, është rritur në frymë humaniste. Është simpatike (qesh) dhe i ka qejf djemtë e bukur. Edhe unë i kam pak pikë të dobët meshkujt e pashëm. Ajo ka një interes të hershëm për gjninë tjetër. Por është një mënyrë e shëndoshë. Edhe dëshirën për një botë më të mirë e kemi të përbashkët.

-Në roman Erës i bën përshtypje që nxënësit janë të lirë në shkollë dhe se madje mund ta refuzojnë të ngrihen në mësim. “Në Kosovë do të kishin ngrënë ndonjë shuplakë për këtë”, thotë Era. Po përvoja e Artës si ka qenë?

A.Ramadani: Unë kam kaluar vitet 90 në Kosovë. Edhe pse shkolla ishte shumë e mirë, ka pasur rregulla të rrepta, ishte e përcaktuar se ku të uleshin vajzat e ku djemtë. Dhe më dukej mënyrë shumë e vrazhdë e sjelljes.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 82
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 77
    Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, thotë se festivali “SunnyHill” i cili do të mbahet më 10,11,12 gusht në Gërmi. “Është kënaqësi kur shohim sa kanë arritur të rinjtë shqiptarë. Nga Kosova kemi shumë talentë që bota sot i adhuron. Festivali ”Sunny Hill” në Germi, është iniciativa dhe mënyra…
    Tags: për, të, më, në, nga, është, dhe, shumë, një, ka
  • 77
    Salla prestigjioze e Vjenës të mërkurën mbrëma mirëpriti një numër të madh të publikut, i cili u mblodh për të dëgjuar koncertin e pianistes së njohur kosovare Ardita Statovci bashkë me pianisten austriake Ariane Haering. Mes duartrokitjesh të shumta, siç shihet atmosfera në disa video, dhe përgjegjësisë që krijon te…
    Tags: në, të, një, ka, për, dhe, si, nga
  • 77
    Vlera Kida nga Kosova, është pjesë e The Voice Kids të Holandës. Vlera është 14 vjeçe dhe ka lindur në Holandë. Prindërit e saj kanë lindur në Kosovë dhe nuk kanë pasur gjithnjë lehtësi në jetë, shkruajnë mediat holandeze, transmeton Koha.net. Prindërit e Vlerës kishin ikur nga vendlindja për shkak…
    Tags: të, në, ka, dhe, është, një, shumë
  • 76
    Maratona dhjetëditore në gjashtë kontinente me shfaqje të filmash ka filluar. Rreth 350 qytete do të bëhen nikoqire të shfaqjes së finalistëve të festivalit “Manhattan Short”. Në mesin e tyre është edhe drama e regjisores kosovare More Raça, “Ajo”. Ky festival, i cili sivjet shënon edicionin e 21-të, e nisi…
    Tags: të, nga, në, për, dhe, një, është, edhe
Comments