Kulturë

Artistët bashkohen në kërkim të mjeteve për ta ndihmuar Bekim Lumin

Prishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre.

Në këtë takim pa praninë e mediave, ata kanë ndarë detyra e përgjegjësi në mbledhjen e parave për regjisorin e njohur kosovar Bekim Lumi, i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë. Pak ditë më parë nëpër rrjete sociale nisi të shpërndahej një thirrje për të ndihmuar shërimin e regjisorit kosovar, i cili ka dy vjet që vuan nga një sëmundje e rëndë.

Në thirrje thuhet se gjatë kësaj kohe shpenzimet e trajtimit të gjatë mjekësor në Gjermani kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha dhe ato, me sforcim të madh, janë përballuar vetëm nga familja e regjisorit. Por që tani ai ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare. Krejt kjo fushatë, sipas miqve e kolegëve të Lumit, është pa miratimin dhe vullnetin e tij, mirëpo kjo nuk i ka ndalur ata që edhe të mërkurën të takohen dhe të flasin për veprime sa më të shpejta në mbledhjen e të hollave.

Aktorja Adriana Matoshi, pas mbledhjes me dyer të mbyllura, ka thënë se është diskutuar për ndarje të përgjegjësive.

“Brenda jemi mbledhur një shumicë e artistëve që po duam t’i dalim në ndihmë sado pak Bekim Lumit. E kemi marrë vetë iniciativën, sepse ai nuk ka dashur ta bëjë publike, por ne nuk e kemi pyetur. Brenda jemi duke folur dhe duke dhënë ide për të dhënë kontributin tonë artistik në mënyra të ndryshme”, ka thënë Matoshi, duke shtuar se synojnë që kjo iniciativë të komunikojë me njerëz jashtë Kosovës, Ministrinë e shëndetësisë, deputetë, ministra e artistë të ndryshëm që janë jashtë vendit. Ajo, po ashtu, ka përmendur disa aktivitete që do të mundë të zënë vend nëpër sheshe të kryeqytetit apo edhe klube e kafiteri të ndryshme.

“Jemi bërë një, po më vjen keq që në këtë mënyrë. Por më shumë sesa që mund t’i duhemi ne Bekim Lumit, na duhet ai neve”, ka thënë Matoshi.

Aktori Fatmir Spahiu ka bërë të ditur se kjo nuk ka qenë ndonjë iniciativë institucionale, por beson se ky mobilizim do të shërbejë si shembull për të tjerët.

“Kjo që po bëjmë nuk është dëshirë e pastër e Bekim Lumit, personit, regjisorit, artistit, njeriut të teatrit që ne si miq po duam t’i ndihmojmë. Nuk besoj se ai do ta lejonte një mbledhje të tillë, sepse krenaria e tij është e tillë dhe ne e duam ashtu siç është. U diskutuan disa iniciativa se çka do të bëjmë për të mbledhur fonde. I ndamë disa detyra se kush çka të bëjë. Besoj se ky është një shembull i jashtëzakonshëm, një solidaritet i madh mes artistësh për të ndihmuar një koleg të tyre. Besoj se do t’ia arrijmë qëllimit që të mbledhim vlerën e paramenduar, e cila është e domosdoshme për Bekim Lumin”, ka thënë Spahiu.

Përveç aktiviteteve konkrete si ky i së mërkurës, i gjithë komuniteti ka shfrytëzuar edhe rrjetet sociale për të shpërndarë thirrjen për ndihmë, si dhe kanë krijuar një mundësi për ata që duan të kontribuojnë përmes faqes “GoFundMe”.

“Regjisori dhe profesori Bekim Lumi, i cili ka bërë aq shumë për teatrin, artin dhe kulturën kombëtare, si dhe për edukimin e formësimin artistik të studentëve e artistëve të rinj, ka nevojë të ngutshme për ndihmën, solidaritetin dhe mbështetjen tonë financiare. Prandaj, ju lusim që, për aq sa keni vullnet dhe mundësi financiare, ta ndihmoni shërimin e tij e, me këtë, edhe rikthimin e tij të plotë në jetën normale private dhe profesionale”, shkruhet në thirrjen e nënshkruar nga artistët.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se Bordi për Telekomin e Kosovës do të jetë funksional në muajin e ardhshëm. “Është e vërtetë që tashmë posta që 15 muaj nuk ka bord, që nga dhjetori i vitit 2016. Një gjë e tillë me të vërtetë është…
    Tags: të, në, që, për, ka
  • 100
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 96
    Edhe pse pranojnë se numri i qytetarëve që po aplikojnë për rimbursim të kuponëve fiskalë ka rënë ndjeshëm, ata nuk duan tash të nguten për të ndryshuar formën aktuale të rimbursimit të kuponëve fiskalë. “Momentalisht, nuk kemi planifikuar që ta ndërrojmë formën e rimbursimit nga kuponët fiskalë. Sigurisht që do…
    Tags: të, që, në, ka, për
  • 92
    Shtete anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë që të përfshihen në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës e Serbisë i cili do të çonte në një marrëveshje ligjërisht obliguese për një normalizim zë plotë të marrëdhënieve, ka mësuar Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe. Siç kanë thënë burimet evropiane,…
    Tags: të, në, për, që
  • 92
    Zoti do t’u japë një vizion më të fuqishëm  atyre që janë besnikë me atë gjë  që Ai u ka ngarkuar në këto momente. Bibla na mëson se Zoti shpërblen shërbyesit e Tij besnikë: Dhe zoti i tij i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove…
    Tags: të, që, në, për
Comments