Artistja i shndërron mbeturinat në vepra arti për ambient të pastër
Kur bjeshkatarja Kim Kang-eun në rrëpirat e Malit Jiri, më i madhi park kombëtar në Korenë e Jugut, vuri re se ishin të mbushura me hedhurina, gjatë udhëtimit të saj dyditor më 2018, ajo mendoi se ishte koha për të përçuar thirrjen për të pasur më shumë kujdes për natyrën.
Ajo themeloi “Clean Hikers”, një grup që do të mblidhte hedhurina nga aty dhe parqet e tjera malore të vendit për t’i kthyer ato në art.
“Arti i mbeturinave është më tepër tërheqës dhe i pranuar mirë nga njerëzit, më shumë sesa të thuash të mos hedhim mbeturina. Ne mund të bëjmë një imazh interesant që tërheq vëmendjen e njerëzve”, ka thënë 30-vjeçarja Kim.
Ajo ka folur para një kolazhi të një maceje që ka sloganin “Shpëto Botën”, që e ka krijuar bashkë me anëtarët e tjerë të grupit në kreshtën e malit Mani në ishullin Ganghwa.
Kolazhe të tjera që paraqesin peshq, zogj, flutura e qenie njerëzore të cilat grupi i ka shfaqur në maje malesh janë të bëra tërësisht prej mbeturinave, përfshirë edhe një maskë fytyre.
Me kufizimet e bëra për tubimet e mëdha dhe aktivitetet e mbyllura, një numër gjithnjë e më i madh i jug-koreanëve po kalojnë kohën e tyre në ajër të pastër.
Numri i vizitorëve në tri parqet kryesore kombëtare është rritur për më shumë se 20 për qind në tetor krahasuar me të njëjtin muaj vitin e kaluar, bën të ditur Shërbimi i Parqeve Kombëtare në Kore.
Këto vizita në 22 parqet nacionale kanë prodhuar më shumë se 800 tonë mbeturina përgjatë nëntë muajve të kaluar, është thënë nga ky Shërbim.
Por, derisa pjesa më e madhe e këtyre hedhurinave shkon nëpër kosha, disa prej tyre mbetën, dhe Kim është e kënaqur që ka një rritje të interesimit për “Clean Hikers”.
“Por ne nuk mund t’i pastrojmë të gjitha malet. Më e rëndësishmja është të vazhdojmë këtë aktivitet, t’u tregojmë njerëzve për të, e të bëjmë që më shumë të na bashkëngjiten. Kjo është më e rëndësishmja”, ka thënë Kim. \ Reuters
Related Posts
- 97
Mbledhja për herë të parë pranë Batllavës, ka motivuar një grup të vogël piktorësh ta shkrijnë imagjinatën e tyre në art pamor. Shoqëruar nga rrezet e diellit të vjeshtës, si dhe bukuritë e kodrave që rrethojnë liqenin artificial, piktorët kanë përvjelë mëngët dhe kanë krijuar piktura të cilat më pas…
- 96
- 93
Shumica e bizneseve kanë pësuar goditje serioze financiare për shkak të pandemisë, në mesin e tyre edhe libraritë. Disa prej librashitësve kanë bërë thirrje që shteti t’u dalë në ndihmë. Sipas tyre, edhe në rrethana normale kanë vështirësi financiare për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Sfidë për ta mbetet mbyllja…
- 92
- 92
Elektrikja, ujësjellësi, rrjeti i kanalizimit, sanitaria, disa punë demoluese dhe suvatimi janë ndërhyrjet që planifikohet të bëhen këtë vit në ndërtesën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Nëpërmjet një kontrate në vlerë prej 38 mijë e 600 eurosh, Ministria e Kulturës synon që të përmirësojë kushtet në objektin e institucionit më…