Kulturë

Asim Lokaj – krijues i bukurisë dhe dhembjes (1951-2001)

Në duart e Nënës Tereze kam përjetuar dhe shprehur bashkëpunimin mes Zotit dhe njeriut”.

Don Lush GJERGJI

Kaluan- të mos them, “fluturuan” dymbëdhjetë vite nga kalimi në amshim i Mikut, Vëllait, Krijuesit, Skulptorit, Artistit të mirënjohur dhe të dashur, prof. AsimLokaj. Kujtimi për të, zgjon në mua shumë ndjenja, përjetime, takime, bisedime, këshillime, propozime, shkëmbime mendimesh dhe propozime, të cilat as vetë nuk e dija se janë diku në brendinë dhe në thellësinë time, në mendje dhe në zemër, pa u përqendruar dhe thelluar në to.

Asim LOKAJ ishte pikësëpari njeri i bisedimit, dialogut dhe komunikimit të thellë dhe në trajta të ndryshme. Ai i bartte në vete peizazhin e bukur të natyrës nga vendi që rridhte; rrethi i Deçanit, Pejës, Rugovës, ku Zoti ishte “argëtuar” në krijimin dhe trajtimin e bukurive të rralla natyrore. Aty ku syri nuk ngopet dhe nuk lodhet kurrë në të shikuar dhe shijuar; ku zemra qetësohet dhe emocionohet gjithnjë, ku jetohet dhe krijohet me frymëzim dhe me dashuri, ai “merrte” lëndën e parë, kujtimin dhe frymëzimin.

Njëherë më tha kështu: “Për mua, pasqyra e Zotit, janë bukuritë natyrore, malet dhe kodrat tona, dëbora dhe akulloret që gjithnjë na ftojnë dhe sfidojnë që të jemi të pastër, të panjollë, ta imitojmë natyrën që gjithnjë na zbulohet dhe dhurohet në katër stinët e vitit, duke garuar në bukuri dhe begati… E ne njerëzit?”.

Dhe këtu u ndal, me një shikim tipik dhe karakteristik të tij, pastaj me një ofshamë të thellë “foli pa fjalë”, pastaj vazhdoi kështu: “Ne njerëzit…, më duket sot po e bëjmë të kundërtën, po garojmë vetëm për të keqe! Gjendja jonë bindshëm dëshmon këtë konstatim të hidhët dhe të vërtetë… Si duket, ne, njerëzit, popujt, asgjë nuk kemi mësuar nga historia…”.

Mendimet dhe analiza e Asimit ishte e saktë, e thellë, dilte nga mendja e shqetësuar dhe zemra e lënduar e një Artisti dhe Krijuesi, i cili pikërisht në këto “kundërthënie”, e gjente frymëzimin për jetë dhe krijimtari.

Kishte dëshirë ta punonte shtatoren e Nënës Tereze. Kërkonte gjithnjë e më shumë njohuri, shkrime, libra, fotografi, përvoja, takime me mua, sepse e dinte që afro 30 vite isha njohur dhe shoqëruar me atë në meridianët e ndryshme të botës.

Më thoshte kështu: “Dua ta mishëroj sa më bukur Nënën Tereze për mendjet dhe zemrat tona, edhe më gjerë, për mbarë njerëzimin… Ndihem shumë i lumtur që kam këtë mundësi, rast, privilegj, sepse me duart e mia do ta trajtoj shtatoren e saj, nëpërmjet kësaj shtatore shpirtin dhe zemrën e madhe tëNënës Shqiptare, Nënës Universale, të personifikimit të dashurisë dhe flijimit…”.

Dhe e kishte filluar punën me shumë vrull, bindje, vullnet, mbi të gjitha me frymëzim dhe dashuri të cilën e derdhte në këtë trupore. Sillej andej-këndej, në çdo kënd, disi e vrojtonte, shqyrtonte, gati-gati fliste dhe komunikonte gjithnjë me të.

Gjatë punës disa herë e vizitova, sepse ai këtë e dëshironte, bile disi edhe ma kërkonte, se më thoshte kështu: “Ti ke pasur fatin dhe dhuratën ta takosh për së gjalli shumë herë…, ta prekësh me duar tua, ta shikosh me sytë tu, ta dëgjosh me veshët tu, ta përjetosh me zemrën tënde… Unë kam dëshirë që truporja e Nënës Tereze të jetë madhështore, siç ishte ajo dhe vepra e saj, por edhe e ngrohtë, e përzemërt, e dashur, Nënë, siç ishte gjithnjë. Këto dy elemente, madhështia dhe dashuria, na duken ne së nuk përputhën, por në jetën dhe veprën e Nënës Tereze, janë një, si shkruan Ti, “dashuria në vepër”.

Në çdo takim, hetoja bukuri, shpirt, frymë, gjallëri te shtatorja e Nënës Tereze. Njëherë si në hoka i thashë kështu: “Asim i dashur, edhe ti po më dukesh si Michelangelo, flet me skulpturat tua, e ndoshta hidhërohesh pse ato nuk flasin dhe nuk të përgjigjen ty…”

Përgjigjja e tij ishte magjistrale: “Unë vazhdimisht jetoj, komunikoj dhe flas me Nënën Tereze… Dhe gjatë këtij punimi, më duket se është në dorën time… E bukura e gjithë kësaj është se edhe ajo më flet, më përgjigjet, disi “bashkëpunon” me mua, si të më thoshte: kështu po, apo kështu jo… Duart e saja të paluara dhe bashkuara në uratë, pastaj të hapura në shërbim dhe flijim, janë përqafimi i botës së mjerimit… Në dy duar të gërshetuara “Besëlidhja shqiptare” kam simbolizuar takimin, afrimin dhe bashkimin tonë ndërshqiptar… Në duart e Nënës Tereze kam përjetuar dhe shprehur bashkëpunimin mes Zotit dhe njeriut…”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Deri në fund të javës shfaqje filmike e muzikore në Parkun Kulturor të GjakovësIniciativa qytetare me projektin Parku Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, e cila ka nisur këtë vit edicionin e dytë të aktiviteteve kulturore, me synim edukimin dhe inspirimin e komunitetit përmes shfaqjeve filmike, muzikore dhe arteve tjera, ka të planifikuar një vikend mjaft intensiv programatik. Të përkrahur nga Culture for Change…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    “Teatri, vitet ‘50” kthen imazhet e themeleve të skenës shqiptareFotografi të realizuara para gati shtatë dekadash në skenën e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë që shpërfaqin aktorët e rolet e asaj kohe, janë bërë bashkë në ekspozitën e titulluar “Teatri, vitet ’50”. Holli i qendrës kulturore “arTurbina” në Tiranë është shndërruar në hapësirë nëpërmjet së cilës vizitorët kthehen prapa në…
    Tags: në, të, dhe
  • 100
    OEK: Importi i veturave të vjetra mbush buxhetin, por dëmton shëndetinOda Ekonomike e Kosovës përmes një kumtese për media i është bashkëngjitur zërave që kundërshtojnë lejimin e importit të veturave të vjetra në Kosovë. Kjo odë ka bërë të ditur se është duke përcjell me shqetësim disa deklarata dhe kërkesa të deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës që kërkojnë…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    20 vjet nga rënia heroike e JasharëveSulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    GKK prezanton João Ribasin kurator të edicionit të 16-të të Bienalit të fotografisë “Gjon Milit”Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se kuratori i 16-të i Bienalit të fotografisë “Gjon Milit” është João Ribas. João Ribas është shkrimtar dhe kurator bazuar në Porto. Ai më parë ishte drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore Serralves, Porto, ku gjithashtu mbajti postin e zëvendësdrejtorit dhe kuratorit të lartë…
    Tags: të, dhe, në
Comments