LAJMET E FUNDIT

Assesi mos i hapni dritaret, vjen alarmi nga IKSHPK

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike alarmon për nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë e veçmas në Prishtinë.

Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës është zhytur në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole, i cili vërehet gjithandej.

Sipas të dhënave të Agjensionit të Mbrotjes së Mjedisit dhe Ambasadës Amerikane vlerat e PM 2.5 janë mbi vlerat e lejuara.

Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikular, sipas shumë të dhënave, na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmë bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyra, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.

Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonën e dimrit, automjetet e vjetruara dhe trafiku i dendur, djegia e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegia e mbeturinave, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfilltë urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet.

Duke analizuar situatën aktuale Instituti Kombëtar, propozon këto

A.Masa strategjike

1.Të implementohet urgjentisht plani i veprimit i nënshkruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;

2. Implementimi i programeve kombëtare dhe projekteve të përbashkëta për fushën e aerondotjes;

3. Inspektorati shëndetësor të kontrolloj raportimin ditor të sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare nga të gjitha institucionet shëndetësore të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor (veçanërsiht QKMF Prishtinë dhe Klinika Emergjente, SHSKUK).

B. Masa specifike:

1. Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të filtrave të ajrit në termocentrale gjatë 24 orëve, kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët;

2. Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik;

3. Të kufizohet ardhja e veturave nga periferia në kryeqytet;

4. Urgjentisht të merren masa rigoroze të kontrollit teknik të veturave;

5. Mirëmbajtja e rrugëve dhe menaxhimi i drejtë i mbeturinave të ngurta;

6. Matja e përhershme e ndotjes së ajrit në pikat kyqe në Kosovë dhe paraqitja ditore e rezultateve online.

C. Masa individuale (rekomandime shëndetësore për popullatën)

1. Të redukohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;

2. Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave;

3. Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse ose të mbulojnë gojën e hundën me shall;

4. Të redukohet pirjen e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapësirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.

5. Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirë për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se po qe se nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Gjatë ditës se sotme deputetët bashkë me ministrin e Inovacionit, Besim Beqaj kanë zhvilluar një takim në Senat me përfaqësues të lartë të Senatit dhe të Shteteve nga Evropa Juglindore, në të cilin takim është diskutuar lidhur me sfidat e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe thellimin e bashkëpunimit me Senatin…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Ekipi i Kultplusit është zhvendosur sonte në Hamam Bar për ti dhuruar Prishtinës një mbrëmje të poezisë, të rrethuar nga miq dhe nga shkrimtarë të cilët tash kanë një bagazh të madh letrar prapa vetes, duke mos harruar edhe shkrimtarët e rinj dhe duke ju dhuruar forcë dhe stimulim. “Ne…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Zoti si Bariu i Madh, gjithnjë kërkon delen e humbur; Si Zoti i shtëpisë, është në kërkim të monedhës së humbur; Ndërsa si një At, Ai pret dhe nuk kërkon asgjë… Sigurisht, nga pozicioni i Atit, Ai i njeh të gjithë bijtë e Tij. Durimi i Tij pret, ndërsa hiri…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Shfaqja operistike “Carmen”, që do të ngjitet me premierë në Tiranë, me regji të Gëzim Myshketës, ka të përfshirë edhe aktoren e madhe shqiptare Tinka Kurti, shkruan KultPlus. Mirëpo,pas disa problemeve shëndetësore të aktores Kurti, e cila tashmë është e shtrirë edhe në spital, kjo shfaqje gjithsesi do të ketë…
    Tags: të, në, dhe
Comments