Inkurajime

Atij që i përkas…

Në mes të Veprave të Apostujve 27, Pali dhe gjithë shoqëruesit e tij në anije, gjenden në mes të një stuhie dhe të gjithë kanë frikë për jetën e tyre. Ata nuk e dinë nëse do të arrijnë t’ia dalin, por Perëndia i shfaqet Palin në vegim, përmes një ëngjëlli dhe i thotë se ata do të jetojnë. Ajo që më pëlqen më shumë, është tek vargu 23, mënyra se si Pali e përshkruan atë. Ai thotë: “Sepse këtë natë m’u shfaq një engjëll i Perëndisë, të cilit unë i përkas dhe të cilit unë i shërbej.” Oh, më pëlqejnë këto dy fraza: “Perëndia të cilit i përkas” dhe “Perëndia të cilit i shërbej”, sidomos në këtë kontekst këtu. Pali është i burgosur në një anije, në mes të një stuhie, dhe Perëndia ia kujton atë që Pali tashmë e dinte, faktin që ai i përket Perëndisë.

Pali i përket Perëndisë. Do të thotë që Perëndia e ka në pronësi dhe ka marrë përgjegjësinë për t’u kujdesur dhe për të siguruar për Palin. Pali i përket Perëndisë dhe Perëndia është Ai të cilit Pali i shërben. Ai e do dhe e adhuron Perëndinë, Perëndinë që e ka detin nën kontroll, Perëndinë që e ka stuhinë nën kontroll. Thjesht mendoni për këtë, sidomos kur kaloni situata të vështira, a nuk është mirë të dini se në mes të sfidave, ju i përkisni Perëndisë dhe se Ai është i denjë për adhurimin tonë? Se Ai është i mirë, dhe madhështor, dhe i hirshëm, dhe i denjë për adhurim, edhe kur ne kalojmë sfida e vështirësi? Le të na kujtojnë këto fraza, se cfarë do të thotë të jesh në Krishtin, t’i përkasësh Perëndisë, të jesh adhurues i Perëndisë dhe le të inkurajohemi nga këto gjëra.

Oh Perëndi, ne të lavdërojmë që në Krisht, ne të përkasim Ty, që Ti na ke marrë në pronësi, që ke marrë në pronësi jetën time dhe jetën e atyre që po më dëgjojnë dhe që e kanë vënë besimin e tyre në Krishtin. Të lavdërojmë që Ti kujdesesh për ne, dhe siguron për ne, dhe që ke premtuar se do të sigurosh për ne, sidomos kur ne kalojmë sfida. Ne të përkasim Ty dhe Perëndi, ne të adhurojmë Ty. Ne adhurojmë emrin Tënd, të lavdërojmë Ty edhe në mes të sfidave me të cilat përballemi. Ti je Perëndia që ne adhurojmë. Na ndihmo të kujtojmë! Tani, po mendoj për vështirësitë që njerëzit janë duke kaluar.

Unë lutem për motrat dhe vëllezërit që janë duke kaluar vështirësi, pikërisht tani, lutem që ata të dinë se të përkasin Ty dhe që duhet të të adhurojnë Ty, në mes të gjërave që po kalojnë. Lutem për jetën tonë dhe për sfidat që do të vijnë, Zot, ndërsa ecim përmes atyre sfidave, na ndihmo të mos harrojmë kurrë se të përkasim Ty. Na ndihmo që, në mes të sfidave, të të japim Ty lavdinë, nderin dhe të të adhurojmë Ty. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Gëzim në qëllim!Shoqëria jonë është e mbushur me pakënaqësi. Pse? Sepse kultura jonë na ka mësuar se ne jemi epiqendra e jetës sonë – se gjithçka duhet të rregullohet rreth çfarëdo lloj teke apo kënqësi që buron nga zemrat tona. Por, miqtë e mi, zemrat tona janë mashtruese (lexoni Jeremia 17:9). E vërteta është…
    Tags: të, dhe, në, që, për, inkurajime
  • 100
    Pa ndalim.Veprat e Apostujve, kapitulli 28, vargjet 30 dhe 31. Kështu përfundon Libri i Veprave të Apostujve. “Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai, duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu…
    Tags: të, në, dhe, për, që, inkurajime
  • 100
    Përballuni me krenarinë!Mëkati vjen në shumë forma dhe përmasa, por thellë brenda, çdo mëkat mbin nga e njëjta farë: krenaria. Nën çdo dështim moral është një dëshirë për të lartësuar veten. Askush nuk është i imunizuar nga kjo thyerje. Edhe njerëzit që kanë parë shenja të mrekullueshme dhe kanë përjetuar dorën e…
    Tags: të, për, në, që, dhe, inkurajime
  • 100
    Përballë një dileme!Veprat e Apostujve kapitulli 26, vargjet 28 dhe 29. Pali po dëshmon para mbretit Agripa dhe Agripa i thotë Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë?” Dhe Pali tha, vargu 29: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe…
    Tags: të, në, që, dhe, për, inkurajime
  • 99
    Fara që nuk vdes kurrë!Jezusi e mbolli dashurinë e Tij në zemrat tona dhe dëshiron  që ne ta ndajmë atë me të tjerët. 1 Pjetrit 1:22-23 Përgatitja e një kopshti – kultivimi i tokës, ujitja e rregullt, kontrolli i barërave të këqija – kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme. Por kopshtari shpenzon më pak…
    Tags: të, dhe, në, që, për, inkurajime
Comments