Inkurajime

Atributet e Zotit

Gjithmonë ka më shumë për të mësuar rreth mirësisë së Krijuesit tonë.

Psalmi 90:1-2

Për ne si besimtarë, të kuptuarit sa më shumë për Zotin e thellon marrëdhënien tonë me Të. Gjithashtu na ndihmon të ndajmë besimin tonë me të tjerët. Duke pasur këto gjëra në mendje, le të eksplorojmë katër atribute të Zotit të plotfuqishëm.

  1. Ai ka cilësitë e personalitetit. Njerëzimi u krijua me aftësinë për të ndjerë, arsyetuar dhe marrë vendime. Dhe Perëndia ka aftësinë për emocione gjithashtu—Zanafilla 1:26 thotë se ne u krijuam sipas shëmbëlltyrës së Tij. Bibla përmend shpesh ndjenjat e Tij, si zemërimi dhe dashuria.
  2. Zoti është frymë (Gjoni 4:23-24). Për shkak se është frymë, Ai nuk ka kufizime. Ai është i kudondodhur, ndaj mund ta adhurojmë Atë kudo që ndodhemi. Për më tepër, Fryma e Tij e Shenjtë banon në çdo besimtar, kështu që ne mund të gëzojmë praninë dhe udhëheqjen e Tij në çdo kohë (Psalmi 66:18).
  3.  Zoti është i përjetshëm (Isaia 40:28). Ai ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë. Asgjë nuk ka ekzistuar para Tij apo të ketë jetëgjatësi më të jatë se Ai.
  4. Ati ynë është i pandryshueshëm (Malakia 3:6). Natyra dhe atributet e tij mbeten gjithmonë të njëjta. Po, Zoti përjeton larmishmëri emocionesh, por jo në thelbin e karakterit të Tij.

Çfarë bekimi që Zoti na mëson për Veten nëpërmjet Biblës. Lavdëroni Atë për cilësitë e Tij dhe vazhdoni të kërkoni ta njihni më mirë nëpërmjet Fjalës së Tij.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    I DENJË PËR FALENDERIM!Çfarë thoptë Bibla për falënderimin? Perëndia bekohet dhe nderohet, sepse një jetë falënderuese është shenjë e një besimtari që njeh karakterin e Perëndisë, veçantinë dhe madhështinë e Tij. Zoti është dhënësi i çdo gjëje të mirë dhe Ai është i denjë për falënderim. Meqenëse cilësitë e Perëndisë nuk janë të…
    Tags: të, dhe, është, për, tij, në, inkurajime
  • 91
    Tregoni atë që Zoti ka bërë për ju!Kur Jezusi doli në breg pasi kaloi detin e Galilesë, u ndesh me një njeri të pushtuar nga demonët. Bibla na tregon se: ” Prej shumë kohe ishte pushtuar nga demonët, nuk vishte rroba, nuk banonte në shtëpi, por ndër varreza.” (Luka 8:27). Banorët vendas ishin përpjekur ta lidhnin me zinxhirë dhe…
    Tags: të, për, dhe, në, ai, inkurajime
  • 90
    Besnikëria e Zotit ndaj popullit të Tij!Këtë Shabat do të lexojmë librin e pestë dhe të fundit në Ligjin e Moisiut. “Zoti, Perëndia juaj, ju ka shumuar, dhe ja, sot jeni në numër të madh si yjet e qiellit.” – Ligji i Përtërirë 1:10 Ky varg flet për besnikërinë e Zotit në lidhje me popullin e Tij.…
    Tags: të, në, dhe, për, inkurajime
  • 90
    Të luftosh në gjunjë!Në këtë epokë në të cilën emocionet kanë më shumë peshë se faktet, Perëndia i ka thirrur bijtë e Tij që të qëndrojnë në të Vërtetën e Tij. Por nuk mund të luftojmë për të Vërtetën me forcën – ose me urtësinë tonë. Lexoni Juda 1:20-25. A njihni dikë që beson…
    Tags: të, dhe, për, në, inkurajime
  • 90
    Të luftosh në gjunjë!Në këtë epokë në të cilën emocionet kanë më shumë peshë se faktet, Perëndia i ka thirrur bijtë e Tij që të qëndrojnë në të Vërtetën e Tij. Por nuk mund të luftojmë për të Vërtetën me forcën – ose me urtësinë tonë. Lexoni Juda 1:20-25. A njihni dikë që beson…
    Tags: të, dhe, për, në, inkurajime
Comments