Inkurajime

Autoriteti i Fjalës!

“Atëherë fjala e Zotit iu drejtua…”- Zanafilla 15:4

Autoriteti në botën tonë është po aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi i shëndetshëm dhe ajri i pastër. Kur secili është “ligj për veten” nuk ekziston ligji; anarkia çon në kaos dhe kaosi në asgjësim. Kjo është arsyeja pse historia e njerëzimit është e mbushur me udhëheqës që kanë nxjerrë ligje me anë të të cilëve është bërë e mundur vendosja e rregullit dhe civilizimit. Nga Kodi i Hamurabit e deri te ligjet e Moisiut, nga Magna Karta e deri te kushtetuta e shtetit tuaj, ligjet e bëjnë jetën të qytetëruar. Pa ligje të caktuara thelbësore, nuk ka civilizim. Por jeta sot duket të jetë një sfidë e vazhdueshme ndaj kufijve. “Nga cili autoritet?”- pyesim ne për të sfiduar.

Edhe në fushën e fesë, çështja e autoritetit është shumë e diskutuar. Kush thotë se duhet të besoni këtë apo atë? Me çfarë autoriteti i sfidoni ju besimet dhe praktikat e zhvilluara për një kohë të gjatë? Në të njëjtën kohë, më duket se në kohët e sotme, shumë nuk kanë një autoritet për atë që besojnë. Për shembull, pse jeni një budist, ose një mysliman? Pse besoni ato që bëni?

Disa i referohen eksperiencës së tyre, duke thënë: “E ndjej në zemër!” Mëngjesin e të dielës së Pashkës, miliona besimtarë këndojnë: “Ju më pyesni si e di që Ai jeton, Ai jeton në zemrën time.” Duke mos kuptuar se ka edhe të tjerë përveç të krishterëve që e mbështesin besimin e tyre në eksperiencë dhe ndjenja. Ata që e mbështesin besimin e tyre vetëm në eksperiencë, qëndrojnë në një tokë të paqëndrueshme.

A ka një bazë faktike që përcakton se çfarë besojnë njerëzit? Për rreth 1900 vite, ka pasur një autoritet nëpërmjet të cilit meshkujt dhe femrat kishin një bazë për moralin; ky autoritet është Bibla. Vitet e fundit edhe kjo ka ndryshuar. Kur një universitet bëri një pyetësor duke pyetur: “A besoni se Bibla është Fjala e Perëndisë?” 82% e metodistëve, 81% e presbiterianëve, dhe 57% e baptistëve thanë “Jo”! Shumica e atyre që u përgjigjën e sfiduan autoritetin e Biblës.

Për fat të keq, më shumë besojnë njerëzit jashtë kishe se ata brenda, por a do të thotë kjo se disa udhëheqës fetarë dinë diçka që të tjerët nuk e dinë, apo janë mësuar nga udhëheqës të verbër?

Faktet ende pohojnë autoritetin e Biblës, pavarësisht nga disa prirje moderne të mosbesimit që e sulmojnë Atë. Çështja për autoritetin e Biblës është e dyfishtë: prova të brendshme që e mbështesin këtë autoritet, duke përfshirë atë që Bibla thotë për veten, uniteti dhe pathyeshmëria e saj; dhe prova të jashtme, të cilat përfshijnë lidhjen reciproke të profecisë me historinë, prova të shkruara me dorë, dëshmitë dhe shkenca mbështetin autoritetin e Biblës, dhe në fund teksti pragmatik- çfarë u ndodh atyre që ndjekin mësimet e saj.

Do t’ju lë me një mendim. Kjo çështje e autoritetit është thelbësore për besimin tuaj. Gjithçka që ju dini rreth Perëndisë, ato që dini për Jezus Krishtin, ringjalljen e Tij, fuqinë e Tij për t’ju shpëtuar nga mëkati, ndodhen në këtë libër, Bibla. Çështja e autoritetit Biblik nuk është një çështje rastësore për diskutim; është një çështje themelore për besimin tuaj.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Thesaret e sprovave!Lutja e një personi që është duke kaluar kohë shumë të vështira është përdorur nga Margaret Becker dhe Keith Getty ,si tekst kënge. Ja dhe refreni: Jezus, pranë  më qëndro Kur eci nëpër stuhi; Në këtë rrugë më ke thirrur, Të të ndjek, dhe kur forca më ka braktisur. Shumica…
    Tags: të, në, dhe, një, është, për, që, inkurajime
  • 97
    “Zoti ka një rol në të ardhmen e Izraelit, si për vendin ashtu edhe popullin”Në leximin e Torës së kësaj jave, do të njihemi me një profet johebre të quajtur Balaam. Ky njeri me të vërtetë dëgjoi nga Perëndia, por fatkeqësisht në Dhiatën e Re mësojmë se ai nuk ishte besnik (Lexoni 2 Pjetrit 2:15, Juda vargu 11 dhe Zbulesa 2:14). Ky është njeriu…
    Tags: të, që, në, dhe, se, një, për, inkurajime
  • 97
    Tragjeditë dhe PerëndiaZoti është i dhembshur dhe mëshirëplotë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi. Psalmi 145:8 Isha rreth të 20-ave kur shkova në spital për të vizituar një të moshuar rreth të 80-ave i cili ishte i vetëm në këtë botë dhe thjesht donte që ajo dhimbje dhe vuajtje të…
    Tags: të, dhe, një, në, që, është, se, inkurajime
  • 96
    “Pavarësisht se cila mund të jetë sfida që hasni, zgjidhja është gjithmonë e njëjtë – besim te Zoti”Në pjesën e Torahut të kësaj jave, thirrja e Zotit drejtuar Bijve të Izraelit sfidoi besimin e tyre. Një përvojë e tillë nuk ishte vetëm për Izraelin; pasi çdo besimtar do sfidohet në besimin e tij çdo ditë. Natyrisht në rastin e Izraelit ishte një provë e madhe; zotërimi i…
    Tags: të, në, se, dhe, që, një, është, inkurajime
  • 95
    Kurrë nuk është tepër vonë!Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtë, që nuk kanë nevojë për pendim. Luka 15:7 A keni qenë ndonjëherë në oqean me një varkë të vogël pa…
    Tags: të, në, një, dhe, se, për, që, inkurajime
Comments