LAJMET E FUNDIT

Bashkëshorti i ambasadores amerikane në OKB, me origjinë shqiptare

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley deklaroi se Uashingtoni po përpiqet fort që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në Kombet e Bashkuara.

Haley i bëri komentet gjatë pritjes së organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork dhe Dhoma Amerikane në Kosovë, ku ishin të ftuar ambasadorë të akredituar në OKB, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare e të bizneseve amerikane. Diplomatja e lartë nuk la pa përmendur dhe faktin që bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare, transmeton TCh.

“Ne deshëm të merrnim pjesë në këtë aktivitet për disa arsye. Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria. Kemi shumë gjëra të përbashkëta me kosovarët në komunitetin shqiptar. Ne po përpiqemi që Kosova të marrë njohjen e të gjithë vendeve në OKB dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa Kosova ta fitojë njohjen”, tha Haley.

Arsyeja që e bëjmë këtë, vazhdoi Haley, është se kemi disa vlera të përbashkëta: respektojmë njëri-tjetrin, besojmë tek njëri-tjetri e kemi të njëjtat vlera demokratike. Ajo kujtoi sesi shqiptarët e Kosovës u treguan të gatshëm të ndihmonin kur Teksasi u godit nga uragani këtë vit e shtoi se kjo flet për lidhjet që dy popujt ndajnë mes tyre.

Ambasadorja la më tej të kuptohej se prania e saj në event ishte dhe një mesazh i qartë i faktit se Amerika do të vazhdojë të mbetet një vend mik për Kosovën.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Fjalët e fundit të Steve Jobs janë një “këmbanë” për të gjithë Zoti na ka bërë në një mënyrë, ne mund të ndiejmë dashurinë në zemrën e secilit prej nesh, dhe jo iluzionet e ngritura prej famës apo parasë, si ata që bëra në jetën time. Ata iluzione unë nuk…
    Tags: të, në, që
  • 92
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 92
    Zoti si Bariu i Madh, gjithnjë kërkon delen e humbur; Si Zoti i shtëpisë, është në kërkim të monedhës së humbur; Ndërsa si një At, Ai pret dhe nuk kërkon asgjë… Sigurisht, nga pozicioni i Atit, Ai i njeh të gjithë bijtë e Tij. Durimi i Tij pret, ndërsa hiri…
    Tags: të, në, dhe
  • 88
    Duhet të bëjmë çmos dhe është një ndër prioritetet e vitit 2018, që të bëhet ristrukturimi i ndërmarrjeve publike në mënyrë që të paktën t’i eliminojmë humbjet dhe nëse s’ka fitim, të paktën të mos jenë barrë e buxhetit të Kosovës.
    Tags: të, dhe, në, që
  • 86
    Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, iu ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që ta ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe t’i gëzojnë qytetarët që kanë mbetur të izoluar. Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës kthehet në punë pas pushimit dimëror. Të hënën, Komisioni parlamentar për Punë…
    Tags: të, në, që, dhe
Comments