Inkurajime

Bëjini të tjerët pjesë të gëzimit tuaj!

Këtë vit, le të mos zhytemi në kërkim të jetës së përsosur. Përkundrazi, le të jemi plot me gëzim për t’u treguar të tjerëve mrekullinë e dashurisë së Perëndisë.

Që nga ngjitja e Krishtit në qiell pothuajse 2000 vjet më parë, Perëndia ka zgjedhur të prekë zemrat nëpërmjet nesh, fëmijëve të Tij të bindur. Sot, është privilegji dhe përgjegjësia jonë e madhe t’u tregojmë të tjerëve madhështinë e dashurisë së Krishtit.

Për të qenë një vegël në duart e Shpenguesit tonë, duhet të jemi të gatshëm të dalim jashtë zonave tona të rehatisë. Ne duhet ta bëjmë synimin tonë që të jemi ambasadorët e Tij – duke i folur të Vërtetën një kulture që është e verbër ndaj Lajmit të Mirë të Krishtit.

Jo shumë kohë më parë, edhe ne ishim të verbër – në armiqësi me Perëndinë dhe të rënduar nga zgjedha e rëndë e mëkatit – derisa dikush na tregoi për Jezusin. Tani është koha që ne të bëjmë të njëjtën gjë për të tjerët. Çfarë tragjedie do të ishte nëse të dashurit tanë nuk do të na dëgjonin të flisnim për Krishtin dhe gjithçka që Ai ka bërë për ne. Le të shpallim me gëzim lajmin e mrekullueshëm se Perëndia erdhi për të na transformuar ne – armiqtë e Tij– në bij dhe bija të dashur.

Ndonëse ndarja e besimit tonë mund të jetë e frikshme, Shkrimi na nxit: Kush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri. Me ndihmën e Jezusit, le ta derdhim jetën tonë në shërbim të Perëndisë dhe të të tjerëve.

Lutje: Zot, na jep guxim të flasim për shpëtimin Tënd dhe na krijo mundësi për të ndarë ungjillin. Vnedos fjalët e tuan ë gojën time dhe fol nëpërmjet meje. Më jep dashuri për të humburit dhe mençuri për bisedat e mia. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

“Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin, sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Paqtohuni me Perëndinë!” (2 Korintasve 5:20).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Si të qetësoni zemrën tuaj?Një mëngjes, jo shumë kohë më parë, e nisa ditën si zakonisht duke lexuar pak nga Bibla dhe u luta. Por unë nuk isha e qetë në zemrën time. Ishte një nga ato rastet kur ndjeshesh i shqetësuar dhe të duket çdo gjë e pavlerë. E di mirë se çfarë…
    Tags: të, për, inkurajime
  • 97
    Ndaluni dhe sodisni bukurinë e Zotit!Mjekja misionare Margaret Brand shkroi për kohën kur djali i saj i vogël, Kristoferi, kishte shkuar të luante lart në kodër në Indi, kur dielli po perëndonte. “Erdhi me vrap shumë  i emocionuar. [Ai] më kapi dorën, – tregon ajo, – dhe u përpoq të më tërhiqte jashtë ndërsa më…
    Tags: të, për, inkurajime
  • 97
    Mos e Humb Veten TëndeKush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri. MATEU 10:39 Jeta është si një labirint ndonjëherë, dhe është e lehtë të humbasësh. Të gjithë, me sa duket, presin diçka ndryshe nga ne. Ka…
    Tags: të, për, inkurajime
  • 97
    Guximi për të pritur!Kur jeta duket sikur u ka mbyllur çdo derë, vazhdoni të ecni përpara, të punoni shumë dhe t’i besoni Perëndisë për një diçka të mirë. Hagai 2:4-9 Bujqësia kërkon punë të palodhur, nga lërimi tek mbjellja dhe deri te korrja. Por kur fermeri shikon një fushë të paploruar, puna fillon…
    Tags: të, për, inkurajime
  • 97
    Duke bërë të mirën…..Të korrat po vijnë! Prandaj, kur ndiheni të lodhur, kërkoni nga Zoti forcën për të vazhduar. Galatasve 6:9-10 Ka të paktën dy lloje pritjesh. Nganjëherë ne presim në mënyrë pasive – ndërsa jemi në makinë, në telefon ose në një radhë në aeroport. Por mund të presim edhe aktivisht –…
    Tags: të, për, inkurajime
Comments