Inkurajime

Bekimi i Mirënjohjes

Të mëdha janë shpërblimet për ata që vazhdimisht tregojnë mirënjohje ndaj Perëndisë.

Kolosianëve 2:6-7

Parashtrimi i kërkesave tona tek Zoti me anë të lutjes është vetëm një aspekt i komunikimit tonë me Të. Një pjesë tjetër e lutjes – e cila shpesh neglizhohet – është falënderimi (Filipianëve 4:6).

Ati dëshiron që jeta e fëmijëve të Tij të karakterizohet nga mirënjohja. Fjala e Tij na thotë se një qëndrim mirënjohës duhet të jetë i dukshëm në adhurim (Psalmi 95:2-7; Kolosianëve 3:16), dhënien (2 Korintasve 9:12), marrëdhëniet (Filipianëve 1:1-3) dhe mënyrën se si i qasemi betejave shpirtërore (1 Korintasve 15:55-57). Me fjalë të tjera, mirënjohja duhet të karakterizojë gjithçka që bëjmë (Romakëve 14:6).

Në Shkrimet e Shenjta, Zoti në fakt na urdhëron që të jemi mirënjohës, sepse Ai e di se të qenit mirënjohës ndikon qëndrimin e  zemrës sonë. Shprehja e mirënjohjes ndaj Zotit na ndihmon të. . .

Jemi të vetëdijshëm për praninë e Tij.

Përqendrohemi tek Jezus Krishti dhe ul krenarinë tonë.

Kërkojmë qëllimin e Tij në situata sfiduese.

Kujtojmë mirësinë e Tij.

Kemi varësi ndaj Tij vazhdimisht.

Zëvendësojmë ankthin me paqe dhe gëzim.

Kur mbajmë një qëndrim falënderimi si në stinët e lumtura ashtu dhe në ato të vështira, jeta jonë do të ketë një qëllim dhe do të jetë e përmbushur. Por më e rëndësishmja, Perëndia do të përlëvdohet. Kërkojini Atij të sjellë bekime në mendje që të mund të thoni “Faleminderit”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Prezenca e Zotit e bind njeriun!Në pjesën e Torës të kësaj jave, Moisiu fillon të udhëzojë Izraelin në lidhje me sakrificat dhe ofertat e ndryshme. Mund të thuhet shumë për këto, por në këtë artikull do të diskutohet vetëm një fjalë. Në vargjet e para  të Levitikut lexojmë: “Në rast se oferta e tij është…
    Tags: të, në, një, dhe, që, inkurajime
  • 98
    Fuqia e Inkurajimit!Helen, mësuesja e matematikës së shkollës së mesme, vuri re një të premte se mësimi që po përpiqej të jepte nuk po i ecte mirë. Kështu që, ndaloi dhe  u kërkoi nxënësve të bënin një listë të të gjithë fëmijëve të klasës dhe përkrah emrit të shkruanin gjënë më të…
    Tags: të, dhe, në, që, tij, inkurajime
  • 97
    Fara që nuk vdes kurrë!Jezusi e mbolli dashurinë e Tij në zemrat tona dhe dëshiron  që ne ta ndajmë atë me të tjerët. 1 Pjetrit 1:22-23 Përgatitja e një kopshti – kultivimi i tokës, ujitja e rregullt, kontrolli i barërave të këqija – kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme. Por kopshtari shpenzon më pak…
    Tags: të, dhe, në, që, tij, inkurajime
  • 97
    Si të luftosh luftën e mirë?Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!“.-Gjoni 16 :33 A po “përballeni me të”, në ndonjë fushë të jetës tuaj tani? Të gjithë e përjetojnë jetën si të jemi në një betejë ndonjëherë.…
    Tags: të, në, tij, dhe, inkurajime
  • 97
    Bindja hap portat e Qiellit!Në vitet e fundit të jetës së tij, apostulli Gjon shkroi: “Kush lindi nga Perëndia nuk kryen mëkat” (1 Gjonit 3:9). Në po të njëjtën lëtër, pak më sipër, ai thotë: “Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.” (1:8). Ekziston një dallim i…
    Tags: të, dhe, që, në, inkurajime
Comments