Mesazh

Besimi i jashtëzakonshëm i yllit të Brazilit në Botërorin Rusi 2018

Tifozët e Brazilit në Kupën e Botës fituan një fitore të madhe të premten pasi Brazili fitoi ndaj Kosta Rika 2-0, në Shën Petersburg. Neymar da Silva Santos Júnior, ndihmoi në çuarjen e skuadrës së tij në fitore, duke shënuar një gol në fund të ndeshjes.

Për Neymar, fitorja e vendit të tij ishte një përgjigje e lutjes. Ai është një i krishterë i hapur dhe shpesh përdor platformën e tij të medias sociale për të predikuar ungjillin.

Në vitin 2014, ai postoi në Instagram për besimin e tij duke thënë: “Jeta ka kuptim vetëm kur ideja jonë më e lartë është t’i shërbejmë Krishtit”.

Neymar është i njohur gjithashtu që nganjëherë të veshë një t-shirt me fjalët “100% Jezus” para miliona tifozëve.

Ai është një nga futbollistët më të paguar në të gjithë botën, Modern Ghana raportoi se paguan të dhjetat dhe bën shumë punë bamirësie.

“Krishtërimi përfaqëson gjithçka për mua, kjo është e gjitha për mua, Perëndia më ka ndihmuar gjithnjë, Ai është ai që më dha gjithçka që kam, falënderoj Atë çdo ditë. Nuk kam shumë kohë për momentin që të shkoj në kishë dhe të adhuroj, por sapo të më jepet mundësia shkoj në kishën ku un marrë pjesë që kur isha fëmijë. Edhe unë vazhdoj të jap një të dhjetën e të gjithçkaje që fitoj,” tha ai.

Neymar dhe skuadra e tij do të vazhdojnë të luftojnë për t’u kurorëzuar ekipi më i mirë i futbollit në botë. Ndërkohë, ai ka postuar vazhdimisht në mediat sociale duke i kërkuar Perëndisë që të mbrojë dhe bekojë ekipin e tij.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 82
    Tetë të rinj nga vende të ndryshme janë bërë bashkë në Pejë për të mësuar më shumë sesi të shkruajnë një kritikë për film, por edhe sesi të raportojnë nga një festival. Kjo masterklasë po mbahet në kuadër të edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar. Olga…
    Tags: të, në, që, për
  • 82
    Nga: Driton Krasniqi Mund të ngjajë që një pjesë e konsiderueshme e njerëzve edhe mund të mos jenë në dijeni se liria fetare shtrihet mu në zemër të demokracisë amerikane. Amendamenti i parë i Kushtetutës së SHBA-së përcakton orientimin shtetëror se Kongresi nuk do të themelojë asnjë religjion dhe nuk…
    Tags: të, në, për
  • 79
    Siç kemi dëgjuar të thuhet, lumturia është një udhëtim jo një destinacion. Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Ne vijmë nga vende e rrethana të ndryshme dhe kemi interes për gjëra  që janë të ndryshme. Por ka diçka universale, që e kërkojmë të gjithë, pavarësisht se cilët jemi, ajo është…
    Tags: të, që, në
  • 79
    “Ndoshta shqiptarët në mesjetën e hershme mund të kenë humbur shumë tokë te serbët, ato nuk ishin aspak një popull që po shuhej. Që nga fundi i shekullit të 13 ata nisën një sulm drejt veriut në Selanik, Epir dhe Greqi, që nga fundi i shekullit të 17 një sulm…
    Tags: të, në, një
  • 79
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, për
Comments