Mesazh

Besimi në betejë

Frika është armiku i madh i besimit dhe pothuajse solli shkatërrimin e popullit të Zotit. Pasi Zoti i shpëtoi Izraelitët nga skllavëria në Egjipt, ata u gjetën me shpinë në Detin e Kuq, përballë qerreve të fuqishme të Egjiptit. Ata ishin zënë në kurth, me sa duket pa asnjë rrugëdalje. Nga frika ata i thirrën Moisiut, duke thënë: “A nuk ju thamë në Egjipt:”Na lër rehat, kështu do të mund t’u shërbejmë Egjiptasvee”?”. (Eksodi 14:12).

Kur u përballën me një situatë të pamundur, izraelitët nuk kujtuan që Nili u kthye në gjak, bretkosat, gurët e breshrit, vdekjen e të parëlindurit ose ndonjë nga veprat e tjera mrekullibërëse të Zotit, të cilat kishin vepruar fuqishëm në favor të tyre. Në vend të kësaj, mendimi i tyre i parë ishte të ktheheshin në Egjipt. Por Zoti i tha popullit të Tij që të ecnin përpara, jo prapa – dhe Ai e ndau Detin e Kuq për t’u bërë atyre një rrugë. Me të vërtetë nuk ka diçka të tillë si një situatë e pamundur në sytë e Zotit.

Sa herë Zoti ka dashur që ju të ecni përpara, por përkundrazi ju dëgjuat frikën tuaj dhe u kthyet mbrapa? Besimi kërkon që ne të ecim përpara. Besimi do të thotë të ndërmarrësh rreziqe. Besimi kërkon që të dalim nga zona jonë e rehatisë. Në jetën e krishterë, qëndrimi në vend është i pamundur, sepse besimi është një ngjitje. Ose po shkojmë përpara me besim ose do të shkojmë prapa nga frika.

Lutja: Zot, më ndihmo të besoj te Ti – të ushtroj dhe të rris besimin tim edhe në rrethanat më të vështira. E di që je sovran dhe se je dashuri. Unë besoj në premtimin tënd se cdo gjë bashkëvepron për të mirën time, por ndihmo mosbesimin tim, Zot. Unë lutem në emër të Jezusit. Amen

“Ndërsa Faraoni po afrohej, bijtë e Izraelit ngritën sytë; dhe ja, Egjiptasit marshonin prapa tyre, prandaj patën shumë frikë; dhe bijtë e Izraelit i klithën Zotit.” (Eksodi 14:10).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    5 mite mbi studimin e BiblësMiti #1: Nuk je nevojë ta studiosh Biblën me të tjerët Kur vjen puna për studimin e Biblës, ne shpesh priremi të mendojmë ta studiojmë vetë. Me një furnizim në dukje të pafundmë të burimeve në dispozicion për ne (të printuara dhe online), ne mund të mendojmë se ne nuk…
    Tags: të, mesazh
  • 91
    Çelësi për të kapërcyer çdo frikë që keniTë gjithë përjetojnë frikë në jetën e tyre. Ka frikëra të mëdha, për të cilat jemi të vetëdijshëm, por edhe të vogla, të cilat as që nuk e dimë se i kemi. Unë kam mësuar se është shumë e rëndësishme të kuptojmë se çfarë është frika dhe se si punon…
    Tags: të, në, mesazh
  • 91
    3 udhëzime për t'u përballur efektivisht me stresin nga Dr. Harold SalaTensioni në vetvete, nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Kujtoni, violina ka bukurinë e tingullit, për shkak të tensionit të telave, ndërsa harku i përshkon butësisht ata; por tesioni i madh, do t’i këpusë telat. Në thelb, ka tre reagime ndaj stresit në jetën e sotme. I pari është…
    Tags: të, në, mesazh
  • 89
    Qëllimisht në PaqePaqen po ju lë, paqen time po jua jap… – Gjoni 14:27 Kur Jezusi u largua nga kjo botë, Ai tha që po na linte paqen e tij. Vendimi që ne duhet të bëjmë është nëse do të zgjedhim të jetojmë në paqen që Ai na ka lënë. Djalli punon…
    Tags: të, në, mesazh
  • 88
    Si të luftoni luftën e mirëLufto luftën e mirë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën ke bërë rrëfimin e mirë të besimit përpara shumë dëshmitarëve. – 1 Timoteut 6:12 Duhet të luftojmë luftën e mirë të besimit kundër armikut, por si është kjo nga ana praktike? Po listoj gjashtë strategji: Mendoni agresivisht. Si…
    Tags: të, mesazh
Comments