Inkurajime

Besimi në botën e vërtetë

Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë. (Romakëve 10:17)

Pothuajse të gjithë prindërit, në një rast apo tjetrin, i thonë fëmijëve të tyre diçka të tillë si: “Kur të dilni të shihni botën e vërtetë…,” duke theksuar se bota në të cilën janë rritur, mjedisi i një shtëpie plot dashuri, ndryshon shumë nga bota e vërtetë. Çfarë është bota e vërtetë? Është një mjedis shumë ndryshe nga ai mjedis i mbrojtur ku shumica e fëmijëve kanë privilegjin të lindin dhe të rriten.

Bota e vërtetë është shumë e vështirë, një botë me shumë konkurrencë, një botë ku njerëzit hanë njëri – tjetrin, ku rregulli i artë është: “Kush ka pushtetin vendos rregullat,” dhe motoja e rrugës është: “Vrit para se të vritesh.”

Bota e vërtetë është e vështirë. Është një botë ku ti gjykohesh, por një djalë tjetër emërohet në ekip sepse ti je nga një familje e varfër ndërsa familja e tij ka influencë. Bota e vërtetë është ajo botë ku të pamoralshmit, pijanecët, promovohen, ndërsa ti që ke aftësi më të mira, anashkalohesh sepse morali i bën të tjerët të mendojnë se ti je më i mirë seç duhet. Bota e vërtetë është ajo në të cilën nëna e tre fëmijëve humbet betejën me kancerin ndërsa fqinja që fle me burra të ndryshëm gëzon shëndet të mirë.

Kam menduar për besimin tonë në lidhje me botën e vërtetë, dhe kam vënë re se shpesh kur mendojmë për botën e vërtetë, priremi të mendojmë se duhet të jemi të ashpër për t’ia dal mbanë, dhe se besimi ynë i cili është i fortë në ambientet e mbrojtura dhe të sigurta të një shtëpie apo edhe të një kishe gjatë të dielës, thjesht nuk mund ta durojë presionin e botës së vërtetë.

Lulet Violë të Afrikës ose Orkidetë delikate rriten shumë bukur në një mjedis të mbrojtur të një shtëpie të gjelbëruar, por vendosini nën nxehtësinë përvëluese të një dielli shkretëtire dhe ato shumë shpejt do të vyshken dhe thahen. Ndonjëherë është e njëjta gjë edhe me besimin tonë. Duke menduar se ai nuk mund ta përballojë presionin e botës së vërtetë, ne priremi ta lëmë tek dera e kishës, ose të paktën në parkingun më të afërt në botën e vërtetë. Ose ndihemi mirë për Zotin dhe parajsën kur jemi në shtëpi, por në tavolinën e mbledhjes, ose jashtë në pazar ku ka një konkurrencë të fortë dhe vetëm më të fortët, më dinakët mbijetojnë, ne nuk jemi të sigurt që besimi ynë mund t’i bëjë ballë presionit.

A ekziston diçka e tillë si “besimi në botën e vërtetë?” Një besim që ju ndihmon të ruani qetësinë kur ju jeni duke ngarë biçikletën dhe një shofer ju nxjerr nga rruga, dhe kur konkurrenti juaj gëzohet në shkatërrimin e biznesit tuaj.

Fjalori Anglez e përkufizon fjalën ‘e vërtetë’ si “të çiltër, të mirëfilltë, pa mashtrim, të sinqertë…”

Besimi në botën e vërtetë! Sinqerisht, ekziston vetëm një lloj besimi, dhe ky është besimi në botën e vërtetë. Jezusi erdhi në një botë të vërtetë shumë kohë më parë, dhe besimi i Tij nuk ishte nga ai lloj besimi që ekzistonte vetëm kur të ishte i mbrojtur. Ai u përball me fyerjet e një bote të ashpër, mosbesuese dhe prapë nuk u largua duke vrapuar.

Besimi në botën e vërtetë fillon me takimin e Jezusit të vërtetë, jo me një fitore, jo me një tip nazeli që vesh dorashka me dantella dhe fshihet në skutat e ftohta të një katedraleje. Kur Jezus Krishti e prek jetën tuaj me të vërtetë dhe ju e njihni Atë, jeta juaj fillon të ndryshojë dhe ai ndryshim mund ta durojë presionin e botës së vërtetë.

Jeni të interesuar të forconi besimin tuaj duke e nxjerrë në botën e vërtetë? Atëherë kushtojini vëmendje këtij pohimi që vjen nga libri i Romakëve. Pali shkroi: “Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë. (Romakëve 10:17) Ëshë kaq e thjeshtë. Sa më mirë ta njihni Jezusin, aq më i fortë do të jetë besimi juaj. Besimi në botën e vërtetë është i vetmi lloj që mund të plotësojë nevojat e vërteta të njerëzve sot. Funksionon—besimi në botën e vërtetë!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Prezenca e Zotit e bind njeriun!Në pjesën e Torës të kësaj jave, Moisiu fillon të udhëzojë Izraelin në lidhje me sakrificat dhe ofertat e ndryshme. Mund të thuhet shumë për këto, por në këtë artikull do të diskutohet vetëm një fjalë. Në vargjet e para  të Levitikut lexojmë: “Në rast se oferta e tij është…
    Tags: të, në, një, dhe, inkurajime
  • 92
    5 mënyra për të respektuar marrëveshjet në marrëdhënie.Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje” –Zanafilla 31:44 Ekziston një fjalë e vjetër që përdoret për të përshkruar angazhimin, si përkushtimi në martesë, dhe është kjo: besëlidhje. Një besëlidhje është më e fortë se një marrëveshje…
    Tags: të, një, dhe, në, inkurajime
  • 91
    Bekimi i MirënjohjesTë mëdha janë shpërblimet për ata që vazhdimisht tregojnë mirënjohje ndaj Perëndisë. Kolosianëve 2:6-7 Parashtrimi i kërkesave tona tek Zoti me anë të lutjes është vetëm një aspekt i komunikimit tonë me Të. Një pjesë tjetër e lutjes – e cila shpesh neglizhohet – është falënderimi (Filipianëve 4:6). Ati dëshiron që…
    Tags: të, në, dhe, një, inkurajime
  • 91
    Besimi në botën e vërtetë!Ata, pra, iu afruan Filipit, që ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe iu lutën duke thënë: «Zot, duam të shohim Jezusin». (Gjoni 12:21) Ata i referohen atyre si “imitime”, individë të cilët përpiqen të duken si dikush tjetër, zakonisht si një i famshëm, si një yll kinemaje ose një këngëtar…
    Tags: të, dhe, një, në, inkurajime
  • 91
    Të bëhesh dhurues bujar!Merrni pak kohë sot për të reflektuar mbi të gjitha dhuratat që gëzoni për shkak të mirësisë së Perëndisë. 2 Korintasve 9:6-8 Ne e dimë se duhet të jemi bujarë, por a keni menduar ndonjëherë për të gjitha mënyrat se si Zoti ka qenë bujar me ju? Ai na formoi…
    Tags: të, dhe, në, një, inkurajime
Comments