Inkurajime

Besimi në Lutje!

Ati ynë i dashur qiellor kënaqet kur plotëson nevojat e bijve të Tij.

Mateu 7:7-11

Lutjet tona janë një lloj adhurimi që i sjell lavdi Perëndisë. Por kjo nuk është e vetmja arsye pse duhet të lutemi. Sjellja e shqetësimeve tona te Perëndia na ndihmon të rritemi në varësinë ndaj Tij dhe në mirënjohje për besnikërinë dhe sigurimin e Tij. Si një Atë i dashur, Ai kënaqet duke na dhënë dhurata të mira që na ndihmojnë në ecjen tonë me Të. Në këtë mënyrë, mendimet, dëshirat dhe forca e Tij bëhen edhe tonat.

Lutja, gjithashtu na mundëson të bëhemi partner me Perëndinë për punën e Tij në botë. A nuk është e mrekullueshme, ju mund të luteni për këdo kudo që të jeni dhe të keni besim se Zoti i gjithë universit do t’ju dëgjojë dhe do t’ju përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme. Çfarë privilegji i mrekullueshëm është të përdoresh nga Perëndia për të zgjeruar Kishën e Tij dhe për të ndihmuar bashkëbesimtarët.

Një arsye tjetër që Zoti na urdhëron të lutemi është që besimi ynë tek Ai të rritet. Ai premton se do të na përgjigjet kur të lypim, kërkojmë dhe trokasim. Rezultati mund të mos jetë në formën që prisnim, por Ati ynë qiellor na jep gjithmonë atë që është e drejtë sipas vullnetit të Tij. Nëse kaloni kohë çdo ditë me Të, do të mësoni vetë se sa besnik është Ai ndaj bijve të Tij.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 99
    Duke ecur në druajtje dhe ngushëllim!Veprat e Apostujve 9:31: “Kështu në mbarë Judenë, në Galile dhe në Samari kishat kishin paqe dhe ndërtoheshin. Dhe duke ecur në druajtjen e Zotit dhe në ngushëllimin e Frymës së Shenjtë, shumoheshin.” C’pamje e mrekullueshme e kishës! Ajo po ndërtohet, ajo po rritet, apo po shumohet, por dëgjoni këtë përshkrim:…
    Tags: të, në, dhe, tij, që, mesazh, inkurajime
  • 98
    I DENJË PËR FALENDERIM!Çfarë thoptë Bibla për falënderimin? Perëndia bekohet dhe nderohet, sepse një jetë falënderuese është shenjë e një besimtari që njeh karakterin e Perëndisë, veçantinë dhe madhështinë e Tij. Zoti është dhënësi i çdo gjëje të mirë dhe Ai është i denjë për falënderim. Meqenëse cilësitë e Perëndisë nuk janë të…
    Tags: të, dhe, është, që, tij, në, mesazh, inkurajime
  • 97
    Pranoni rolin që Zoti ju ka dhënë!Ashtu si ne sot, kisha e Korintit luftoi me rolet gjinore dhe çështjet e nënshtrimit, ndal Pali i udhëzoi ata si si duhet të silleshin në mënyrë biblike. Në pamje të parë, ky pasazh mund të duket se ka të bëjë vetëm me faktin nëse gratë mund t’i shkurtojnë flokët…
    Tags: të, që, në, dhe, mesazh, inkurajime
  • 97
    Çfarë do të thotë që Shkrimi është i gjallë?Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.-Psalmi 119 : 105 Që të jetojmë sipas Biblës, duhet të dimë se Fryma e Shenjtë na flet përmes shkrimit.  Hebrenjve 4:12 na tregon se Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Kjo ndodh sepse Fryma e Shenjtë…
    Tags: të, dhe, në, është, mesazh, inkurajime
  • 96
    Ku ndodhet Mbretëria e Qiellit?Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: “Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!“-Mateu 4 :17 Jezusi foli shpesh për “Mbretërinë e Qiellit” ndërsa ishte ende në Tokë, duke thënë se ishte këtu, pikërisht tani (Mateu 4:17). Pra, a është Mbretëria e Perëndisë e tashme apo e ardhme?…
    Tags: të, në, dhe, mesazh, inkurajime
Comments