Inkurajime

Besnikëria e Zotit ndaj popullit të Tij!

Këtë Shabat do të lexojmë librin e pestë dhe të fundit në Ligjin e Moisiut.

“Zoti, Perëndia juaj, ju ka shumuar, dhe ja, sot jeni në numër të madh si yjet e qiellit.” – Ligji i Përtërirë 1:10

Ky varg flet për besnikërinë e Zotit në lidhje me popullin e Tij. Ju kujtohet se gjatë dyzet viteve në shkretëtirë, të gjithë njerëzit, përveç Jozueut dhe Kalebit, vdiqën. Megjithatë, sipas këtij vargu, njerëzit ishin shumuar në një bollëk të madh. Normalisht, kur dikush lexon në lidhje me premtimin se Izraeli do të rritet në një komb të madh, jepen dy përshkrime.

 Unë me siguri do të të bekoj fort dhe do të shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit dhe si rëra që ndodhet në brigjet e detit dhe trashëgimtarët e tu do të zotërojnë portat e armiqve të tij.” –Zanafilla 22:17

Në fragmentin nga Ligji i Përtërirë përmendet vetëm përshkrimi i parë. Pse kështu? Shumica e studiuesve e kuptojnë pjesën që ka të bëjë me rërën në breg të detit, duke folur për një numër të madh. Edhe pse yjet në qiej përfaqësojnë gjithashtu një numër edhe më të madh, duhet kujtuar se çfarë thuhet për yjet tek Zanafilla 1:14,

“Pastaj Perëndia tha: “Të ketë ndriçues në kupën qiellore për të ndarë ditën nga nata; dhe të shërbejnë si shenja, për të dalluar stinët, ditët dhe vitet”.

Duke folur në mënyrë biblike, dita dhe nata gjithashtu mund t’i referohen të mirës dhe të keqes. Shenjat dhe kohët e caktuara kanë të bëjnë të gjitha me zbulesën dhe ndriçimin nga Zoti. Me fjalë të tjera, përkundër faktit se Bijtë e Izraelit ishin në një vend të vështirë, në shkretëtirë, prapëseprapë Zoti ishte besnik për të zbatuar Fjalën e Tij për të shumuar Izraelin dhe për t’i përgatitur ata të jenë një burim ndriçimi dhe zbulese për botën.

Inkurajohem në faktin se mund të jem në mes të një rrethane të vështirë, ndoshta  të krijuar nga vetë unë, dhe Perëndia do të vazhdojë të lëvizë në jetën time dhe të më bëjë personin për të cilin Biri i Tij vdiq në kryq për mua.

AI ËSHTË ME TË VËRTETË BESNIK!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Bekimi në Sprova“Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.” – Psalmi 119:67 “Zoti nuk e lejon dhimbjen tonë të jetë e kotë. Ai e përdor çdo vuajtje për të na forcuar, për të na shenjtëruar dhe për të na afruar më pranë zemrës së Tij.” June…
    Tags: të, në, për, dhe, inkurajime
  • 100
    Lavdërimi në betejat shpirtërore!Jemi në luftë të vazhdueshme shpirtërore kundër Satanit. Ai përpiqet të skllavërojë trupin tonë me varësi dhe të ndryshme, mendjet tona me herezi dhe dyshime paralizuese, shpirtrat tanë me faj dhe turp. Ai kërkon të na vjedhë gëzimin, të përçajë familjet tona dhe të shkatërrojë marrëdhëniet tona me Jezu Krishtin…
    Tags: të, për, dhe, në, inkurajime
  • 100
    Besimtarët janë shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit!Le të lexojmë pjesën e fundit të Torës të kësaj jave ku Kohanimët u shenjtëruan për të shërbyer. Një përkushtim i ngjashëm ndodh me çdo besimtar kur ai ose ajo pranon Yeshua-n dhe merr Frymën e Shenjtë – sepse edhe ai është i shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit. Në kapitullin…
    Tags: të, për, dhe, në, inkurajime
  • 100
    Lutja prodhon paqeMos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.7Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. Filipianëve 4:6-7 Në këtë pasazh, apostulli Pal nuk thotë: “…
    Tags: të, dhe, në, për, inkurajime
  • 100
    Prit në ZotinRri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e tij të këqija. (PSALMI 37:7) Unë kam nevojë të dëgjoj nga Perëndia çdo ditë, dhe dëshiroj të dëgjoj prej Tij në lidhje me gjithçka. Për…
    Tags: të, dhe, në, për, inkurajime
Comments