Mesazh

Besnikëria!

Xhorxh MacDonald dikur shkroi: “Të të besojnë është një kompliment më i mirë sesa të të duan”.

Ju mund ta doni një person, por a i besoni atij personi me jetën, zemrën dhe gjithçka që përfshihet në jetën tuaj? Shpeshherë, jemi të kujdesshëm të themi gjërat e duhura duke mos lejuar që ata që na rrethojnë të shohin se kush jemi në të vërtetë. Nuk duam që njerëzit t’i shohin të metat tona ose të dinë për dështimet tona, sepse mendojmë se ata mund të mos na duan ose të mos na pranojnë.

Besnikëria është një çështje edhe më e thellë, sepse kërkon të qëndrojmë të patundur edhe kur nuk pajtohemi me pikëpamjen botërore. Do të thotë gjithashtu të jesh besnik ndaj Krishtit dhe të ndjekësh urdhërimet e Tij edhe kur pikëpamja e botës është çdo gjë tjetër është në të kundërt me pikpamjen eTij.

Sot besnikëria shihet si një fjalë konservatore. Në fushën e punësimit besueshmëria është zëvendësuar me fjalë të tilla si kampion, energjetik dhe i aftë të punojë në grup. Nëse futeni në një takim marketingu të një korporate të madhe, ka shumë të ngjarë që besnik nuk do të jetë një fjalë kryesore e përdorur për një fushatë të re.

Ishte një kohë kur fjala e një burri ishte besëlidhja e tij – kur besueshmëria ishte më e rëndësishme se pasuria, fama apo popullariteti. Duket se kanë ikur ditët kur premtimet mbaheshin dhe miqtë ishin besnikë.

Megjithatë Zoti e thërret secilin prej nesh që të jemi besnikë ndaj Tij dhe ndaj njëri-tjetrit. Besnikëria është dëshmi e një zemre të përulur që është kthyer drejt Perëndisë në adhurim dhe përkushtim.

A po kërkoni të jeni besnikë ndaj Perëndisë? Mësoni të jeni besnikë dhe dashuria dhe mirësia e Tij do të rrjedhin mbi jetën tuaj.

Lutje: Atë, më mëso se si të jem besnik ndaj Teje, ashtu siç ishte Biri Yt ndërsa ishte në tokë. Më mëso si të qëndroj i vendosur atje kam bërë kompromis. Dua ta jap gjithçka timen për Ty dhe të mos shpërqendrohem nga gjërat tokësore. Faleminderit që Fryma e Shenjtë do të punojë në mua. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

” Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate;do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve.” – Fjalët e Urta 3:3-4.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Gjeni kënaqësi në bollëk!Vetëm Zoti mund të mbushë boshllëkun e zemrës njerëzore. Isaia 55:1-3 Imagjinoni se ju ka marrë uria por keni vetëm disa monedha në xhep. Aq monedha sa mund të blini vetëm pak bukë , një kafe dhe një tas supe. Kjo do t’ju mjaftonte të mos vdisnit nga uria, por…
    Tags: të, një, dhe, në, mesazh
  • 98
    Lavdia e Prezencës së Zotit!Moisiu filloi të udhëzojë Izraelin në lidhje me sakrificat dhe ofertat e ndryshme. Mund të thuhet shumë për këto, por në këtë artikull do të diskutohet vetëm një fjalë. Në vargjet e para  të Levitikut lexojmë: “Në rast se oferta e tij është një olokaust i një koke bagëtie nga…
    Tags: të, në, një, dhe, mesazh
  • 97
    Fokusi në jetëKur të kuptojmë se armiku është dinak dhe se ai na sulmon nga shumë këndvështrime të ndryshme, do të jemi në gjendje të mbrohemi më mirë. Ndoshta martesa juaj është bërë e vështirë ose po përballeni me probleme financiare. Ndoshta  keni ndaluar së shkuari në kishë sepse jeni lënduar nga…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
  • 97
    Fuqia jetëndryshuese e borxhit të falur!Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t’u thotë: “Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.– Mateu 25 : 40 Miku më i mirë i Xhejsonit, Met, shkoi në Japoni si misionar. Atje…
    Tags: të, dhe, një, në, mesazh
  • 97
    U bëftë vullneti i Tij!Çdo ditë, miliona njerëz luten me lutjen e Zotit pa e kuptuar se çfarë do të thotë të lutesh: “Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt në tokë ashtu si në qiell” (Mateu 6:10). Kur i lutesh në këtë mënyrë Zotit, po i thua: “Ti sundon mbi jetën time”. Si ndjekës…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
Comments