Besojini Zotit për ato që po luteni!
Jezusi tha: “Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara” (Luka 12:7). Por një mikja ime LuAnne mësoi se nuk janë vetëm flokët ato që Zoti ka numëruar. Një ditë më kishte dërguar një email me një kërkesë urgjente lutjeje:
Burri im, Bill, u kthye në shtëpi shumë i shqetësuar. Kemi një hambar në të cilin kemi futur 60,000 dollarë fasule soje. Burri kishte zbuluar se kishte pikuar në hambar dhe shtresa e sipërme e fasuleve është kalbur. Ai nuk e di se deri në çfarë trashësie ka arritur kalbja, por nuk është gjë e mirë. Kjo situatë është shumë kritike për ne sepse i bie të hedhim shumicën e tyre. Fitimin nga ato fasule e përdorim për prodhimet e vitit të ardhshëm. Nëse pësojmë humbje kaq të mëdha, do të na duhet të mos merremi më me bujqësi. Nesër , bashkë me dy burra të tjerë do të hyjnë në hambar dhe të heqin fasulet e kalbura.
Të nesërmen mora një email tjetër po nga ajo:
Shumë faleminderit që u lute për ne. Ndodhi që, dy punëtorët nuk na erdhën, kështu që Bill u fut vetë në hambar dhe mbaroi pikërisht kur duhej të shkoja në punë. Për sa i përket humbjes, është disa qindra kilogramë, dhe kur të shesim pjesën tjetër, ato do të zbriten. Por Bill nuk është më i shqetësuar, dhe kjo është pjesa më e rëndësishme. Tani presim të shohim se çfarë do të thotë blerësi.
Pas tre ditësh më erdhi një email tjetër nga LuAnn:
Sot nxorëm në treg ngarkesën e parë me fasule. Na i blenë me çmim të plotë. Kur prisnim që ato që ishin me pak myk, do i zbrisnin nga çmimi , por nuk e bënë. Kjo ishte një mrekulli nga Zoti. Ai nuk di vetëm numrin e flokëve të kokës, por edhe numrin e fasuleve tona që kishim në hambar.
Po, Zoti e di numrin e flokëve dhe të fasuleve dhe të llogarisë bankare gjithashtu. Ndaj mund t’i besoni Atij!
Related Posts
- 98
- 96
- 96
- 96
- 96