LAJMET E FUNDIT

Bizneset humbën rreth 300 milionë euro për kosto të lartë të energjisë

Oda Ekonomike e Kosovës prezantoi rezultatet e studimit “Bottleneck-fytet e ngushta”. Sipas këtij raporti, barrierat kryesore për bizneset janë kostoja e lartë e energjisë dhe jo stabilitetit politik.

Këshilltari strategjik në Odën Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se rreth 290 milionë euro shtesë kanë paguar bizneset për mungesë të energjisë elektrike dhe kosto të lartë të saj, raporton KP.

Shumica e bizneseve të cilat ballafaqohen me barriera shtrihen në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Ferizajt. Sipas Rukiqit, mbi 75 për qind e bizneseve shohin pengesë marrjen e vizave për biznese.

Ai thotë se kjo paraqet telashe për lëvizjen e biznesmenëve nëpër vendet e BE. Si indikator pozitiv u vlerësua të jetë 58 për qind e bizneseve të cilat synojnë rritjen e investimeve.

Po ashtu konsiderohet mjaft e ulët përqindja e bizneseve për të dhënë ryshfet.

Sipas Rukiqit, korrupsioni për bizneset më shumë mbetet perceptim.

Ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami është e njohur me shqetësimin e bizneseve për kosto të lartë të energjisë.

Ajo tha se kjo çështje është adresuar në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo, mohoi të jenë përgjegjës për këtë ngase edhe ministri tjera janë kompetente të përmirësimit të ambientit të bizneseve.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se bizneset janë bartës të zhvillimit ekonomik, andaj, institucionet përkatëse duhet t’i marrin parasysh të gjitha top barrierat e bizneseve duke marrë masa ngase gjendja e tyre mund të rëndohet edhe më tej.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 78
    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Ndër-parlamentare për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë dhe për Politikë të Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila po mbahet në Maltë, në ditën e parë të…
    Tags: të, për
  • 71
    Pas marrëveshjes së nënshkruar me datë 12.01 2017, në mes të kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi dhe presidentit të fondacionit Suedez ”AGAPE” Emanuel Wien, gjatë ditës së martë kanë arritur një kontingjent i pajisjeve për persona me aftësi të veçanta, ky donacion kap shumën e 38 mijë e…
    Tags: të, për
  • 68
    Familja e të ndjerit Astrit Dehari nesër do të njoftojë se Instituti i Bashkimit Evropian, do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e djali të tyre. Ljamin për këtë e ka bërë të ditur avokai i kësaj familje Tomë Gashi. Sipas tij, gjatë ditës së nesërme…
    Tags: të, për
  • 62
    Protestojnë punëtorët shëndetësorë, kërkojnë kushte më të mira Punëtorët shëndetësorë kanë mbajtur protestën paralajmëruese para institucioneve publike shëndetësore për të kërkuar të drejtat e tyre.Ata po kërkojnë kushte më të mira të punës, rritje pagash, kthimin e ligjit për paga në bazë të koeficientit, investimi në pajisje e material harxhues.…
    Tags: të
  • 61
      Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk mund të ndërtojnë një të ardhme nëse nuk merren dhe nuk e qartësojnë të kaluarën historike. Këto fjalë ai i ka thënë gjatë forumit për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtimin të iniciuar nga presidenti Hashim…
    Tags: të
Comments