Bukuria e vërtetë!
Fjalët e urta kapitulli 31, vargu 30. Pranë fundit të këtij portreti të gruas tek Fjalët e urta 31, ne shohim këtë varg: “Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.” A mund të thuhet më bukur? Hiri është i rremë. Ne mund të mashtrohemi kaq shumë nga hiri në këtë botë dhe vecanërisht nga bukuria e grave, sa që mendojmë se hiri është më i rëndësishmi. Ose hiri i burrave, është mashtrues. Është mashtrues. Dhe bukuria venitet.
Ne e dimë se këtu nuk flitet për atë lloj bukurie që shohim në vende të tjera në shkrime dhe kam parasysh këtu Testamentin e ri, ku shohim bukurinë që nuk venitet të një frymë të butë e të qetë. Kështu, bukuria është një gjë e mirë, është një dhuratë e mirë nga Perëndia. Në të njëjtën kohë, po të mendojmë për bukurinë fizike, shohim që ajo nuk është gjëja më e rëndësishme, sepse është dicka që humbet e venitet. Është dicka boshe.
Kështu, këtu shohim mashtrimin dhe kotësinë, por pastaj vjen kjo frazë: “gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.” Tani, kjo është ajo që ka rëndësi. Ne e dimë këtë. Kemi parë përgjatë Fjalëve të urta se frika e Zotit është fillimi i njohjes. Këtu kemi pamjen e një gruaje dhe kjo është ajo që ia vlen të lëvdohet: Një grua që ka frikë nga Zoti, që ecën në urtësi dhe që ecën në rrugët e Tij. Kjo është ajo që ka rëndësi.
Për të gjitha gratë që janë duke na dëgjuar tani, le të jetë ky prioritetu juaj: frika nga Zoti është më e bukur se hiri dhe bukuria e jashtme. Burra, ju inkurajoj ta nderoni dhe të keni frikë nga Zoti dhe po kështu, të kërkoni të njëjtën gjë tek një grua.
Ne lutemi të na ndihmosh të shohim bukurinë e vërtetë që gjendet në frikën nga Ty, Zot. Vlera dhe nderi i vërtetë gjendjen në njohjen Tënde, në frikën Tënde dhe në ecjen në rrugët e Tua. Kështu, unë lutem, ne lutemi për motrat tona në Krishtin, që Ti t’i ndihmosh ato të kenë frikën Tënde dhe t’i ndihmosh gjithashtu që të mos mashtrohen. Na ndihmo të mos përqëndrohemi në gjërat që veniten, në gjërat e kota.
Zot, ne lutemi për burrat që kërkojnë këtë, që kërkojnë një grua që ka frikën Tënde. Për burrat që janë të martuar, lutemi që t’i ndihmosh të kujdesen për gratë e tyre dhe të kenë gjithmonë e më shumë frikën Tënde. Oh, Perëndi, ne lutemi për gra të perëndishme në kishën Tënde, për gra që kanë frikën Tënde. Zot, na përdor ne si burra, që t’i ndihmojmë dhe inkurajojmë gratë që kanë frikën Tënde. Për gjithë lavdinë Tënde, ne lutemi për këto gjëra në emër të Jezusit. Amen.
Related Posts
- 93
- 93
- 93
- 93
- 92Çfarë thoptë Bibla për falënderimin? Perëndia bekohet dhe nderohet, sepse një jetë falënderuese është shenjë e një besimtari që njeh karakterin e Perëndisë, veçantinë dhe madhështinë e Tij. Zoti është dhënësi i çdo gjëje të mirë dhe Ai është i denjë për falënderim. Meqenëse cilësitë e Perëndisë nuk janë të…